Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i pashkruar (dhe disa besime të vjetra) që thonë se mbajtja e pemës përtej një date të caktuar mund të sjellë “energji të ngecur” apo edhe fat të keq.
Sipas traditës botërore, por edhe zakoneve tona, data e fundit kur pema duhet të jetë ende në këmbë është 6 Janari. Kjo njihet si Nata e 12-të pas Krishtlindjes.
Pse 6 Janari? Besohet se pas kësaj date, “shpirti i festave” largohet dhe pema kthehet thjesht në një objekt që mbledh pluhur dhe pengon qarkullimin e energjisë së re në shtëpi. Në shumë kultura, lënia e pemës pas kësaj date konsiderohet si ftesë për melankoli dhe vonesa në planet tuaja për vitin e ri.
Nëse nuk ia dilni dot këtë fundjavë, mundohuni që të mos e kaloni datën 13 Janar (Viti i Ri i Vjetër sipas kalendarit Julian). Pas kësaj date, nuk ka më asnjë justifikim!
Një këshillë e vogël: Kur të paketoni zbukurimet, bëjeni me dashuri dhe falënderim për gëzimin që ju dhanë. Kjo thuhet se siguron që viti tjetër t’ju gjejë sërish me harmoni dhe bollëk.
Ju kur e hiqni pemën? Jeni nga ata që e heqin sapo gdhihet 3 Janari, apo e mbani deri në Shën Valentin? Na thoni në komente,