inistria e Punëve të Jashtme të Kinës deklaroi të shtunën se dënon veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
“Në Kinë jemi thellësisht të tronditur dhe dënojmë ashpër përdorimin e forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran, si dhe përdorimin e dhunës ndaj presidentit të një vendi”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme kineze.
Më tej, Pekini thekson se kundërshton fuqishëm “sjellje të tilla hegjemoniste nga Shtetet e Bashkuara”, të cilat, sipas tij, “shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare, cenojnë sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe në Karaibe”.
Autoritetet kineze i bënë thirrje Uashingtonit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, si dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar që të ndalë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera.