A e shkakton stresi ka*ncerin? Befasojnë shkencëtarët!

Disa ekspertë tani thonë se dëshmitë e reja për ndikimin e stresit në trup do të thotë se nuk do të ishte befasuese nëse ekziston një lidhje midis stresit dhe kancerit. Prof.Melanie Flint nga Universiteti i Brighton, e cila studion ndikimin e hormoneve të stresit në kancer, thotë: “Ka shumë përparim në këtë fushë dhe mendoj se nuk mund ta përjashtojmë kontributin e stresit në zhvillimin e kancerit. Mendimi im është se stresi me të vërtetë kontribuon, si në shfaqjen e kancerit, ashtu edhe në përhapjen e tij kur tashmë shfaqet, por është një faktor kontribues, dhe jo domosdoshmërisht shkaktar i drejtpërdrejtë.” Duket se disa studime që kanë ndjekur popullata të mëdha me kalimin e kohës e mbështesin këtë ide.

Një hulumtim me 10.000 gra në Finlandë, që zgjati 15 vjet, zbuloi se ato që kishin përjetuar një trishtim të thellë kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të gjirit brenda pesë viteve. Ekspozimi ndaj stresit në vendin e punës lidhet me një rrezik më të madh të kancerit të prostatës tek meshkujt nën 65 vjeç dhe megjithëse në masë më të vogël, edhe me kancerin e gjirit tek gratë. Megjithatë, studime të tjera të ngjashme, përfshirë analizat e provave të cilësisë më të lartë, nuk tregojnë asnjë lidhje. Pjesë e problemit, sipas profesorit Trevor Graham, drejtor i Qendrës për Evoluim dhe Kancer në Institutin për Kërkime të Kancerit, është fakti se stresi shpesh shoqërohet me sjellje të tjera që gjithashtu rrisin rrezikun për kancer.

“Jeta me stres shpesh lidhet me shumë faktorë të tjerë rreziku për kancer, siç janë pirja e duhanit, konsumimi i tepruar i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqimi jo i shëndetshëm, prandaj është e vështirë të ndahet se cili është shkaku i vërtetë”-shpjegon ai. “Stresi shkakton lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Stresi dhe kortizoli mund ta shtypin sistemin imunitar”-thekson profesoresha Flint. Shkencëtarët gjithashtu kanë provuar të imitojnë në laborator efektin e stresit në qeliza, gjë që ka treguar se stresi mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë ndryshime në qeliza të cilat, nëse riprodhohen, mund të zhvillohen në kancer. Por, meqë stresi është i vështirë të përfaqësohet saktë në kushte laboratorike, kjo ndoshta nuk është një tregues i besueshëm i asaj që ndodh realisht në trupin e njeriut, thekson profesori Graham.

Related Posts

Grabitje si në filma në mes të autostradës/ Autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” plot me para

Një sulm i armatosur ndaj një automjeti të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë autostradës, në drejtim verior, pranë zonës së Ortonës, në provincën e Chietit…

Nëse keni lindur në këto vite, atëherë 2026 është viti juaj!

2026 është viti i Kalit të Zjarrit në horoskopin kinez. Ky vit konsiderohet si një vit optimizmi dhe mundësish, rritje ekonomike, veçanërisht të nxitur nga përparimi i…

Erion Veliaj nis me mashtrime Vitin e Ri 2026. Drejtoria e burgjeve e nxjerr gënjeshtar

Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, për kalimin ose për gjykim të çështjes, është shtyrë për në datën 19 janar dhe shkak sipas Veliajt…

Po përflitet që do jetë Kryeministrja teknike! Reagon papritur Lea Ypi, jep detajet që askush si priste

E ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, shkrimtarja Lea Ypi ofroi një vlerësim tejet të kthjellët të asaj se çfarë mund të prodhojë në Shqipëri…

Rritje rrogash në Shqipëri? | Lajmi që prek të gjithë shqiptarët

Rritje rrogash në Shqipëri? Rritja e rrogave është një nga temat më të diskutuara në Shqipëri gjatë muajve të fundit. Me ndryshimet e fundit në buxhetin shtetëror…

Ska qetësi! Levizje te bujshme ne administratë

Flauers Shoshi është emëruar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Deri më tani ai ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve. Shoshi zëvendëson në…