I fundit! Katër të rinj i moren jeten 67 vjecarit per 250 euro

Policia ka dyshime të forta se vrasja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri është kryer kundrejt pagesës, ku katër të rinj kanë marrë gjithsej 1 mijë euro, pra nga 250 euro secili, për realizimin e atentatit me tritol në Shkodër.

Sipas hetimeve, Gerti Bushati është personi që ka vendosur lëndën eksplozive në panelin elektrik të pallatit në lagjen “Manush Alimani”, shpërthim nga i cili humbi jetën Ymeri më 29 dhjetor 2025. Për këtë “shërbim”,

Bushati dyshohet se ka marrë një pagesë prej 1 mijë eurosh, shumë e siguruar nga tre të rinjtë e tjerë: Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, të cilët dyshohet se e kanë ndarë paraprakisht shumën mes tyre, nga 250 euro secili.

Një burim pranë hetimeve bën me dije se paratë i janë dorëzuar Bushatit dy ditë para shpërthimit dhe janë gjetur e sekuestruar nga policia. Megjithatë, ende po hetohet nëse ka pasur apo jo premtime për pagesa shtesë.

Pas vendosjes së tritolit, Bushati është larguar nga vendngjarja duke hequr kominoshen dhe kapuçin, të cilat i ka hedhur pranë lumit. Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, vëzhguar dhe më pas arrestuar. Nga hetimet rezulton se shpërthimi në distancë është aktivizuar nga Edison Hasaj.

Policia dyshon se të katër të rinjtë kanë vepruar thjesht për përfitim financiar, pasi nuk kanë pasur asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën. Provat më të forta kundër tyre janë siguruar nga zbërthimi i celularëve dhe përgjimet e realizuara në qelitë e izolimit, ndërsa motivi i saktë i krimit mbetet ende i paqartë.

Katër të arrestuarit pritet të dalin të hënën përpara Gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Related Posts

“Më mirë një burrë i martuar se një djalë pa lekë!” – Studentet hyjnë mes çifteve, tr ondit detektivja

Fenomeni i romancave mes vajzave të reja dhe burrave të martuar e financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Gazetarja Linda Pano…

Zgjohet nga K0MA pas 39 vitesh, mendon se është akoma 24 vjeç. Nuk e njohu veten në pasqyre, ja si reagoi kur pa..

Viktima e një aksidenti të tmerrshëm me makinë po shërohet pasi u zgjua nga koma i bindur se ishte ende viti 1980. Kujtimet e fundit të Luciano…

AFËRDITA PELLAZGO–ILIRE DHE GRUAJA E MALËSIS . NGA LASHTËSIA TE MALËSIA

Nga hyjnesha e bukurisë, që ilirët e lashtë e nderonin me emrin Afërdita, tek gruaja e Malësisë që sot mban mbi supe kostumin e shenjtë të traditës,…

Dramë në dasëm! Ishte duke kërcyer me nusen, dhëndri humb j*tën në mes të ceremonisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Egjipt, ku dasma, një nga momentet më të lumtura të jetës së një njeriu është kthyer në tr*agjedi. Ashraf Abu Hakam…

Mos e konsumoni këtë frut! Mjeku i njohur paralajmëron për pasojat

Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë njësoj të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre…

Shoqja ime më ftoi në shtëρinë e saj mυa dhe një shok pa dijeninë time dhe ndodhi…

JAM NJE GRUA LUMTURISHT E MARTUAR. SHOQJA IME E NGUSHTE, E CILA U NDA NGA BURRI I SAJ DISA KOHE ME PARE. ME FTOI NJE DITE PER…