Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është përplasur nga një autobus.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori me iniciale Z. I., është përplasur nga autobusi.
“ U arrestua shtetasi N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.