Çfarë po ndodh te Kryeministria? Tensione në protestën e “Shqipëria Bëhet”, njerëzit fotografohen, Rama largohet nga zyra dhe shpërthejnë përplasjet me policinë (FOTO-VIDEO)

Tensione dhe përplasje janë shënuar pasditen e sotme para Kryeministrisë, gjatë tubimit të organizuar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ku protestuesit u përballën me efektivët e Policisë së Shtetit.

Situata u përshkallëzua në momentin kur një pjesë e protestuesve tentuan të çajnë kordonin policor, duke akuzuar efektivët se po i fotografonin dhe filmonin nga afër. Kjo solli reagime të forta nga turma dhe përplasje fizike me policinë, ndërsa forcat e rendit ndërhynë për të mbajtur distancën dhe për të shpërndarë protestuesit.

“Pse po na bëni foto?”, dëgjohej të thërrisnin protestuesit, të cilët pretendonin se persona të veshur civil, të dyshuar si punonjës policie, ndodheshin mes turmës dhe po dokumentonin fytyrat e tyre për qëllime ndëshkuese pas përfundimit të tubimit.

Në kulmin e tensioneve, kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, reagoi ashpër duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe shpërdorim të taksave të qytetarëve. Ai deklaroi se protesta përfaqëson ditën e 28-të të qëndresës qytetare, ndërsa theksoi se protestuesit janë lënë pa ndihmë, edhe në raste emergjente.

“Regjimi i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë. Për ta, ne nuk duhet të ekzistojmë”, u shpreh Lapaj, duke kërkuar që policia të mos prekte asnjë protestues dhe duke thënë: “Më arrestoni mua, jo qytetarët”.

Ndërkohë, sipas pamjeve foto dhe video të siguruara nga noa.al, kryeministri Edi Rama është larguar nga zyra e tij në Kryeministri në momentet kur protesta po tensionohej. Rama shihet teksa shkon drejt zonës së njohur si Vila 31, ndërsa jashtë situata po përshkallëzohej në përplasje me policinë.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj bëri edhe paralelizma me zhvillimet ndërkombëtare, duke përmendur arrestimin e presidentit venezuelian Maduro dhe duke e cilësuar atë si rënie të një diktatori, ndërsa akuzoi Ramën si një autokrat që duhet të japë dorëheqjen.

             

Prej javësh, Adriatik Lapaj ka qëndruar 24 orë në ditë para Kryeministrisë në një akt simbolik proteste, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke e cilësuar tubimin si një përballje të drejtpërdrejtë me korrupsionin dhe qeverisjen aktuale.

Related Posts

E trishtë/ Humb jetën influencuesja e njohur pas operacioneve estetike (Emri)

Bota e rrjeteve sociale është tronditur nga ndarja nga jeta e influencueses italiane Yulia Burtseva, e cila ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale…

Detaje nga vr asja e Mondi Mëhallës, zbulohet skenari i at entatit mafioz që tronditi Elbasanin

Emisioni “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë…

Abυziɱi s*kʂυaI dhe sh*ntazhi ndaj të ɱitυrës – Zgjerohet hetimi, mbi 15 persona të dyshuar, u zhvatën me ɱijëra euro!

Televizioni Alsat ka mësuar ekskluzivisht detaje të reja nga hetimi mbi ab*ziɱin ʂ*kʂual dhe kushtëzimin e së miturës nga një fshat shqiptar i Komunës së Likovës, KUMANOVE…

Askush nuk e priste veprimin e tij – një burrë i pastrehë shpëton një nënë të re dhe foshnjën e saj 8-muajshe pasi makina fυndoset…

Një nënë 22-vjeçare dhe foshnja e saj 8-muajshe po shërohen pasi u shpëtuan nga uji pas një aks identi të rëndë të enjten në mbrëmje, sipas autoriteteve…

Mori fshehurazi makinën e të atit dhe u zhdυk pa gjυrmë – ajo që ndodhi më pas vυri Policinë në alarm

Një 14-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia në Has, pasi është årråtisur një ditë më parë nga banesa. Sipas Policisë, ditën e djeshme babai i të…

“Bëni shumë kujdes me …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e mërkurë 7 Janar 2026

NGA PAOLO FOX DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion…