Pas përleshjeve me Policinë, Adriatik Lapaj rikthehet te Kryeministria, i ndodh e papritura gjatë LIVE-s: S’mendoja që njerëzit do të marroseshin…

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt së bashku me mbështetësit e tij është rikthyer para Kryeministrisë. Pas tensioneve të regjistruara mesditën e kësaj të diele, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai u përplas me efektivët e Policisë, Lapaj ka treguar që nuk do të ndalet.

Ndonëse efektivët i hoqën çadrën e vendosur poshtë zyrës së kreut të qeverisë, ai ka vendosur që të ngrejë një tjetër dhe të vijojë qëndresën e tij e cila është futur në ditën e 28-të.

Por, teksa ishte duke folur LIVE me ndjekësit në rrjetet e tij sociale, një e papritur i ka ndodhur Lapajt. Sinjali i ka ikur dhe si rrjedhojë fjala e tij ka mbetur përgjysmë.

Më tej ai vijoi t’u bëjë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen dhe të luftojnë përballë “hajdutëve” dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

“Nuk e mendoja që do të rezistoja kaq gjatë. Nuk e mendoja që njerëzit do të marroseshin, në thonjëza, dhe do të vinin të flinin këtu. Ai e di vetë sa e vështirë është sepse ka ngritur vetë çadër. Dhe është shqetësuar shumë dhe nuk na lejon ne të vendosin çadra këtu. Nëse secili nga ju mendon vetëm për vete, oborrin e vet, rrogën e vet, një ditë në një mënyrë ose tjetrën do të jeni subjekt i këtij dhunimi.

Ti je kujtuar vetëm kur ke hallin ti, mishin do ta hash me hormone, ato frutat do ti hash me pesticide, shtëpinë do të vijnë të ta prishin kur të duan ata, dhe nuk do jetë askush për ty siç dhe nuk ka qenë.

Pronën do ta vjedhin siçta kanë vjedhur dhe askush nuk do jetë për ty. Fëmijën do ta largojnë këta, siç ta kanë larguar, e askush nuk do të thotë gjë, ashtu si dhe ti nuk the asgjë pasi mendove për rrogën, për precendimin. E ti ke frikë. Frikë për çfarë? Të thuash që duhen pensione më të mira, subvencione, shpërblime. Për çfarë ke frikë? Të thuash që na duhen ilaçe në spitale dhe të mos falemi në Kisha dhe Xhamie kur kemi hall. Aty të falemi por jo për të kërkuar lekë, por për të kërkuar mëshirën e të madhit Zot”, tha Lapaj ndër të tjera.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…