Edhe pse Rama e konsideron si vëlla, kur vjen puna te paratë Recep Tayyip Erdo?an, nuk të fal.
Teksa në korridoret e politikës po flitet se ka pasur një krisje mes Tiranës dhe Turqisë pas marrëveshjes me Izraelin për armët, autoritetet turke i janë kthyer një debati të vjetër.
Sipas mediave turke, Shqipëria i ka ende borxh Turqisë pagesën për energjinë elektrike të blerë në vitin 1990. Sipas të dhënave zyrtare, pavarësisht kalimit të 35 viteve dhe marrëdhënieve të afërta mes dy qeverive, borxhi nuk është shlyer dhe mbetet aktiv në llogaritë e shtetit turk.
Sipas dokumenteve të përfshira në raportin e Kontrollit të Lartë të Llogarive të Turqisë (Say??tay), përgjegjësia për këtë borxh është transferuar në mënyrë të përsëritur mes katër institucioneve energjetike shtetërore, për shkak të ristrukturimeve të vazhdueshme të sistemit energjetik turk.
Fillimisht, pagesa duhej të bëhej ndaj Entit të Elektrikut të Turqisë (TEK), më pas ndaj TEA?, më vonë ndaj TETA? dhe që prej vitit 2018, përgjegjësia ndodhet në llogaritë e EÜA?, kompania shtetërore aktuale për prodhimin dhe tregtinë e energjisë.
Që në vitin 2007, Ministria e Jashtme e Turqisë ka kërkuar që borxhi të mund të paguhej me këste, dhe janë kryer disa përpjekje për zgjidhje diplomatike në vitet 2017, 2018 dhe 2020 përmes Ambasadës Turke në Tiranë. Por, sipas dokumenteve të brendshme të Ankarasë, nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga autoritetet shqiptare, pavarësisht se është dorëzuar edhe një notë verbale diplomatike.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Shqipëri-Turqi më 20 shkurt 2024, çështja e borxhit u kërkua të përfshihej sërish në axhendë nga Ministria e Jashtme e Turqisë. Së fundmi, më 29 prill 2025, EÜA? i është drejtuar sërish Ministrisë së Energjisë për të ditur nëse ka zhvillime, por përgjigjja zyrtare mbetet e njëjtë: “Procesi është duke u ndjekur”.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Turqi rekomandon që të intensifikohen përpjekjet për të arkëtuar këtë borxh historik nga Shqipëria, duke theksuar se çështja duhet të zgjidhet përfundimisht.
Kjo situatë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Ankarasë përfaqësohen si “të shkëlqyera” në nivel politik, veçanërisht pas afrimit personal mes Presidentit Erdo?an dhe Kryeministrit Edi Rama. Por ky rast tregon se, miqësia politike nuk e ka zhbërë interesin ekonomik të Turqisë për detyrimet e saj të pambyllura ndaj Shqipërisë. Po ashtu rrit dyshimet se ka pasur krisje kohët e fundit në raportet Rama-Erdogan. /Pamfleti,