SPAK ngre AKUZË të re ndaj Sali Berishës!

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë për aferën “Partizani”.

Teksa mbajti deklaratën e përhershme para gazetarëve, Berisha tha se SPAK i kishte shtuar një tjetër akuzë që lidhej me investimet e fëmijëve të tij në pasuritë e paluajtshme.

Berisha tha se bëhet fjalë për apartamentin 3 plus 1 në pronësinë e tij, për të cilin përfitonin 1/3 e pronësisë dhe fëmijët e tij pasi ishin mbi 18 vjeç.

Sipas tij fëmijët e tij kishin përfituar nga ligji për privatizimin njëjtë si 1 milionë shqiptarë të tjerë.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Sa për t’ju informuar se në akuzat kundër Sali Berishës rezulton edhe fakti se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president i republikës së Shqipërisë duke qëndruar në pushtet gjer në vitin 1997, shtetasit Malltezi, që në atë kohë nuk kanë asnjë lidhje me dosjen Partizani, konstatohet se kanë filluar investimet në përfitim të drejtash mbi pasuri të paluajtshme.

Tani dëgjojeni se cilat janë pasuritë.

Referuar deklaratave të dorëzuara në ILDKP të pasurisë, konstatohet se shtetasja Argita Malltezi ka evidentuar në deklaratën e saj për vitin 1993 pronësinë vetëm të një apartamenti banimi me sipërfaqe 77 metër katrorë në rrugën Myzeqari, përfituar nga privatizimi, pjesa që zotëron një e treta e apartamentit.

Gjithashtu Sali Berisha deklaron se zotëron një apartament 3 plus 1, të privatizuar, të drejtë reale zotërojnë bashkëjetuesit, bashkëshortja dhe djali.

Tani kjo, se vajza ime dhe djali im, në përputhje me ligjin, vajza ime ka zotëruar një të tretën e apartamentit siç i takonte në atë kohë sepse ishte mbi 18 vjeç dhe ligji i privatizimit të banesave parashikonte që fëmijët mbi 18 vjeç të përfitojnë.

Kjo është dhënë si një akuzë për korrupsion nga prokuroria politike.

Edhe njëherë, prokuroria jep konkluzione që jo vetëm nuk kanë lidhje me faktet, por janë alogjike.

Për shembull, Prokuroria e Posaçme në mënyrë që të rëndojë sa më shumë faktet, pavarësisht se nuk jep natyrë penale, shprehet se pasi në vitin 1992, shtetasi Sali Berisha është zgjedhur president duke qëndruar në pushtet deri në vitin 1997, shtetasit Malltezi konstatohet se kanë filluar investime për fitim të drejtash mbi pasuri të paluajtshme.

Shtetasit Malltezi kanë përfituar siç kanë përfituar 1 milion shqiptarë nga privatizimi i banesave.

Në atë kohë që të dy nuk kanë qenë kryefamiljarë, por kanë qenë anëtarë të familjeve që kanë privatizuar në përputhje me ligjin 7652.

Ky është pra noviteti i akuzës së Altin Troplinit dhe ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sikundër dhe Enkelejda Fetahut. Sepse kjo është Balla ose Fetahu mund ta quajmë këtë.

Related Posts

U martua me një 74-vjeçar, por ajo nuk pranon të bëjë dashuri… Arsyen nuk do ta besoni kurrë!

Dikur, Nong Nat punonte në industrinë e filmave me pullë të kuqe. Por pasi u martua me një biznesmen amerikan, ajo hoqi dorë nga kjo punë. Sot,…

Nisën për Tiranë, përfunduan në pistë në Itali: Protestë e fortë nga qindra shqiptarë – çfarë pritet të ndodhë?

Rreth 400 pasagjerë nga dy fluturime me destinacion Tiranën dhe nisje nga Bologna dhe Bergamo, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të…

Videoja e Trump duke imituar trans….në Kongres po bën xhiron e rrjetit

Një video e presidentit amerikan Donald Trump, e regjistruar gjatë një fjalimi para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka…

“Rama po mbron baxhanakun dhe kunatin e florinjtë të gruas!”- Berisha: Pas Lindës së AKSH-it qëndron ajo e Surrelit! SPAK ka regjistrime ambientale dhe dëshmi

Berisha: Rama e ka shumë të qarte se çdo akt i asaj dosje ka dy autorë, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun, ndaj nuk e lëshon Lubi Ballukun….

Rritje ekonomike dhe zhvillim profesional, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

Viti 2026 do të jetë një vit vendimtar financiarisht, me ndryshimet planetare që krijojnë një mjedis veçanërisht të favorshëm për ata që dinë të menaxhojnë siç duhet…

E vr*u me çekiç dhe i vodhi paratë që i kishin mbetur në xhep – çfarë e shtyu Isuf Hasën drejt aktit mᶏkabër? Ja dënimi

Është dënuar me 25 vite bu rg Isuf Hasa, i cili vr*u me çekiç fqinjin e tij, 81-vjeçarin Xhemal Meta, teksa i vodhi të moshuarit paratë që…