U p*rplas nga “Audi” teksa po kalonte vijat e bardha, vd*s legjenda e futbollit shqiptar! I trishte fati i tij

Profesori dhe ish-futbollisti Pandeli Opingari, i cili njihet në qytetin e Vlorës me nofkën “Pompeo”, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ai ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pasi tre ditë më parë u përplas nga një mjet tip “Audi” në qytetin e Vlorës.

Ndonëse mjekët prej orësh u përpoqën që ta shpëtonin, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur përgjithmonë sytë këtë të diel.

Pandeli Opingari njihej nga të gjithë si një njeri korrekt dhe e donte punën e tij. Profesori “Pompeo” ashtu si dhe të gjithë e thërrisnin, ka qenë mësues i edukimit fizik, sportist i viteve të arta ’60–’70 me fanellën e Flamurtarit, trajner dhe për shumë shembulli i qytetarit model.

Kontributi i tij në futbollin vlonjat do të mbetet i paharruar. Në fushë dhe jashtë saj, profesor “Pompeo” ishte gjithmonë një pikë referimi për breza të tërë sportistësh: njeri i fjalës, i qetë, i drejtë dhe i respektuar nga të gjithë.

Lidhur me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe ekipi i Flamurtarit të cilët i kanë përcjellë ngushëllime familjarëve të profesorit dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin, të stërviten dhe të punojnë me të.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Pandeli Opingari, i njohur nga komuniteti sportiv vlonjat me nofkën “Pompeo”.

Pandeli Opingari ka qenë një nga sportistët e hershëm të Flamurtari Football Club, duke dhënë kontributin e tij për klubin në vitet 1950-1960. Ai do të mbahet mend për përkushtimin, pasionin dhe dashurinë e tij për Flamurtarin dhe sportin vlonjat”, thuhet në reagimin e ekipit.

Homazhet do të zhvillohen ditën e nesërme, në orën 11:00, në Stadiumin “Flamurtari”.

 

Related Posts

Po ktheheshin nga Kosova/ Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, 6 të plagosur, mes tyre dhe 3 të mitur

Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm…

Erdhi me qellim per tu bere Kryeministre dhe Iku duke sharë!

Lea Ypi, shkrimtarja shqiptare që jeton në Britaninë e Madhe, kishte shprehur së fundmi ambicien për t’u angazhuar në politikën shqiptare, duke deklaruar në një intervistë për…

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës për cënim të sigurisë kombëtare! Llabani: Amerikanët…

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës për cënim të sigurisë kombëtare! Llabani: Amerikanët… Moderatorja e një emisioni televiziv Llabani, ka bërë deklarata të forta…

Situatë e çuditshme me Stenaldon në Big Brother – thotë se është i verbër, por veprimi i tij ngre dyshime të mëdha

Një situatë e pazakontë po komentohet gjerësisht lidhur me Stenaldon në Big Brother. Ai ka deklaruar publikisht se nuk sheh dhe është i verbër, megjithatë disa skena…

Vendi pushtohet nga moti i keq, vjen parashikimi i forte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet…

Vd*s në aksident gjyqtari i njohur, kishte në “dorë” çështjen e kryeministrit te madh

Gjyqtari Benny Sagi, president i Gjykatës së Qarkut Beersheba, humbi jetën pasi një automjet u përplas me motorin e tij në autostradë. Sipas policisë, një automjet që…