Lajm ‘i keq’/ Rritet çmimi i ujit, publikohen tarifat e reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja të ujit me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj.

Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.

Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.

Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.

Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.

KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas, raporton REL

Related Posts

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku ‘show’ në zonat e përmbytura

ZV/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, është rishfaqur këtë të enjte në publik, për herë të parë që nga seanca në Kuvend më…

I FUNDIT/ E dhimbshme, ndahet nga jeta ish-ministri shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte janari ku ish-ministri dhe ish-zv.ministri i Financave, Qemal Disha, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Disha, një nga…

Po ktheheshin nga Kosova/ Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, 6 të plagosur, mes tyre dhe 3 të mitur

Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm…

Erdhi me qellim per tu bere Kryeministre dhe Iku duke sharë!

Lea Ypi, shkrimtarja shqiptare që jeton në Britaninë e Madhe, kishte shprehur së fundmi ambicien për t’u angazhuar në politikën shqiptare, duke deklaruar në një intervistë për…

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës për cënim të sigurisë kombëtare! Llabani: Amerikanët…

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës për cënim të sigurisë kombëtare! Llabani: Amerikanët… Moderatorja e një emisioni televiziv Llabani, ka bërë deklarata të forta…

Situatë e çuditshme me Stenaldon në Big Brother – thotë se është i verbër, por veprimi i tij ngre dyshime të mëdha

Një situatë e pazakontë po komentohet gjerësisht lidhur me Stenaldon në Big Brother. Ai ka deklaruar publikisht se nuk sheh dhe është i verbër, megjithatë disa skena…