Po përflitet që do jetë Kryeministrja teknike! Reagon papritur Lea Ypi, jep detajet që askush si priste

E ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, shkrimtarja Lea Ypi ofroi një vlerësim tejet të kthjellët të asaj se çfarë mund të prodhojë në Shqipëri ndjesia në rritje e braktisjes dhe përjashtimit politik që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë përjeton.

E pyetur nëse ky akumulim i mllefit mes atyre që ndihen të pafuqishëm dhe të padëgjuar mund të transformohet në një lëvizje të re politike apo shoqërore, Ypi u shpreh se hapësira për forca realisht transformuese demokratike në Shqipëri mbetet tepër e kufizuar.

Sot në Shqipëri ka shumë pak hapësirë për të patur një lëvizje vërtetë transformuese demokratike,” tha Ypi, ndërsa e lidhi këtë jo vetëm me kulturën e brendshme politike, por edhe me pozitën gjeopolitike të vendit. “Fati i Shqipërisë është i lidhur me fatin e Ballkanit dhe me fatin e Europës, dhe sidomos procesi i integrimit në Bashkimin Evropian që është një proces që nuk vihet në dyshim nga asnjë nga aktorët politikë, i vë kufij shumë të mëdhenj dinamikave të brendshme transformuese.”

Sipas Ypit, ky consensus thuajse absolut rreth integrimit në BE, i kufizon së tepërmi dinamikat e brendshme politike: “Ky është një aspekt, pra fakti që ne nuk është se kemi shumë mundësi zgjedhjeje këtu, jemi ose me Bashkimin Europian, ose në një kontekst që ka aq shumë të papritura, sa askush nuk do as ta marri parasysh si skenar të mundshëm hipotetik.”

Përtej gjeopolitikës, Ypi vuri në dukje një problem më të thellë strukturor në jetën politike shqiptare, që është personalizimi i politikës. “E dyta, dhe ndoshta kjo është një pyetje që ka të bëjë më shumë me natyrën e zhvillimeve historike dhe politike në Shqipëri, mendoj që në Shqipëri akoma ka një kulturë të personalizimit të politikës,” theksoi Ypi, ndërsa sugjeron se kjo vjen si pasojë e trashëgimisë së komunizmit por edhe për shkak të modeleve më të hershme historike.

“Po të shikojmë e gjithë, edhe pas rënies së diktaturës, edhe pas vdekjes Enver Hoxhës e gjithë politika shqiptare bashkëkohore, është politikë që lexohet në kontekstin e ndërveprimeve midis 3, 4, 5 individëve të caktuar me emra dhe vazhdimisht edhe akuzat, edhe kritikat, edhe debati publik merr gjithmonë formën që e lidh ndërhyrjen në politikë me gjykimin ndaj këtyre aktorëve si individë.”

Në këtë kontekst, ajo paralajmëron se pakënaqësitë kanë pak gjasa të kristalizohen në transformim demokratik. “Në këtë kontekst politika demokratike kur bëhet personale, kur bëhet individuale, kur lidhet gjithmonë me liderin – ose me liderin e qeverisë, opozitës të një fuqie të tretë politike – dhe kur nuk flitet për aktorët dhe për projektet, nuk mund të jetë politikë demokratike.”

Megjithatë, pavarësisht kësaj diagnose, Ypi e refuzon idenë se Shqipëria nuk ka shpresë. “Shpresa është diçka që lidhet me veprimin dhe për sa kohë që ne i ngremë, shtrojmë probleme, shtrojmë kritika, për sa kohë ka zëra që arrijnë që ta artikulojnë ose që të diskutojnë, ta diskutojnë këtë si problem, nuk besoj që mund të themi që jemi të pashpresë.

Ajo thekson se demokracia nuk është një arritje e vetme në një moment të caktuar, por një proces i vazhdueshëm. “Demokracia është dithçka që ndërtohet çdo ditë, ndërtohet me ndërhyrjet tona, të secilit nga ne dhe të qytetarëve, të mediave, të gazetarëve etj. Pra është një punë e përbashkët për sa kohë që ne mbetemi të aktivizuar dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, ta marrim këtë përgjegjësi nuk mund të them që nuk ka shpresë,

Related Posts

Po ktheheshin nga Kosova/ Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, 6 të plagosur, mes tyre dhe 3 të mitur

Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm…

Erdhi me qellim per tu bere Kryeministre dhe Iku duke sharë!

Lea Ypi, shkrimtarja shqiptare që jeton në Britaninë e Madhe, kishte shprehur së fundmi ambicien për t’u angazhuar në politikën shqiptare, duke deklaruar në një intervistë për…

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës për cënim të sigurisë kombëtare! Llabani: Amerikanët…

Pas qeverisë ka rusë dhe kinezë, fundi i Ramës për cënim të sigurisë kombëtare! Llabani: Amerikanët… Moderatorja e një emisioni televiziv Llabani, ka bërë deklarata të forta…

Situatë e çuditshme me Stenaldon në Big Brother – thotë se është i verbër, por veprimi i tij ngre dyshime të mëdha

Një situatë e pazakontë po komentohet gjerësisht lidhur me Stenaldon në Big Brother. Ai ka deklaruar publikisht se nuk sheh dhe është i verbër, megjithatë disa skena…

Vendi pushtohet nga moti i keq, vjen parashikimi i forte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet…

Vd*s në aksident gjyqtari i njohur, kishte në “dorë” çështjen e kryeministrit te madh

Gjyqtari Benny Sagi, president i Gjykatës së Qarkut Beersheba, humbi jetën pasi një automjet u përplas me motorin e tij në autostradë. Sipas policisë, një automjet që…