E bujshme! Altin Dumani merr postin e ri pas ikjes nga kreu i SPAK, ja posti i madh qe mori

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re: Altin Dumani, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara me role kyçe

Kryeprokurori i ri i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re drejtuese të Prokurorisë së Posaçme, duke përcaktuar rolet e reja për disa prej prokurorëve më të njohur të institucionit.

Mësohet se prokurori Altin Dumani është emëruar shef i seksionit për marrëdhëniet me jashtë, një sektor kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar në hetimet penale. Ky është një ndër postet më të mira që i hap rrugën Dumanit të bëjë udhëtime të shpeshta nëpër botë.

Ndërkohë, prokurorja Dorina Bejko do të drejtojë seksionin për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara është vendosur në krye të seksionit kundër krimit të organizuar.

Më herët, departamenti për marrëdhëniet me jashtë ishte drejtuar nga Dorina Bejko, e cila kishte zëvendësuar Arben Krajën pas përfundimit të mandatit të tij si kryeprokuror i SPAK. Kraja e mbajti këtë detyrë për rreth tre vite, përpara se të rikthehej si prokuror i thjeshtë, pas konflikteve të lidhura me drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sektori i krimit të organizuar drejtohej deri më tani nga prokurori Adnand Xholi, i cili mbetet në këtë strukturë si prokuror. Vendin e tij e zë Vladimir Mara, i njohur për eksperiencën në drejtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me antimafian italiane.

Klodian Braho, në detyrën e kryeprokurorit të posaçëm, vlerësohet për karrierën e tij të gjatë në hetimin e çështjeve të nivelit të lartë. Ai ka qenë pjesë e disa dosjeve të rëndësishme, përfshirë dënimin e ish-prokurorit të përgjithshëm dhe së fundmi angazhimin në grupin hetimor që vendosi nën akuzë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. /noa.al,

Related Posts

E thotë studimi: Këto janë profesionet ku njerëzit tradhtojnë më shumë, mos u lidhni me ta se e hengret

Një raport i publikuar në vitin 2015 nga faqja e njohur “Ashley Madison”, e cila njihet për ndërmjetësimin e lidhjeve jashtëmartesore, ka hedhur dritë mbi profesionet që…

E dinit? Këto emra nuk mund t’ja vendosni bebit tuaj, janë rreptësisht të ndaluar

Shumë prindër duan të zgjedhin një emër të veçantë për fëmijën e tyre, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë e emrave që janë rreptësisht të…

“Më ka pas thyer qafën” – Emina Cunmulaj rrëfen martesën e parë me shqiptarin

Modelja e njohur Emina Cunmulaj ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, duke…

Hartë nga dokumentet sekrete të Gjermanisë e shek. 13-15-të, Shqipëria Natyrale superfuqi në Ballkan, Greqia nuk ekzistonte!

Dita-ditës hartat dhe dokumentet sekrete nga arshivat e superfuqive Europiane po dalin nga vendet e “kyçura mirë” ku ato fshiheshin për shekuj me radhë! Por, ajo që…

E paskemi ditur gabim! Okulisti-kirurg paralajmëron: Kujdes me kamomilin në sy, është njësoj si…

“Ua ndaloj në mënyrë rigoroze, përdorimim e kamomilës sepse…” Iftuar në emisionin “Vitality Vibes” këtë javë ka qenë Dr. Eugen Dautllari, okulist-kirurg. Mjek prej më shumë se…

AFËRDITA PELLAZGO–ILIRE DHE GRUAJA E MALËSIS . NGA LASHTËSIA TE MALËSIA

Nga hyjnesha e bukurisë, që ilirët e lashtë e nderonin me emrin Afërdita, tek gruaja e Malësisë që sot mban mbi supe kostumin e shenjtë të traditës,…