Ab uzim i frikshëm me çmimet e rrjetit “Rossmann&Lala” në Shqipëri, shumë herë më të larta se në Gjermani

Një denoncim i qytetarëve ka nxjerrë në pah diferenca të mëdha çmimesh mes produkteve të rrjetit të njohur të kozmetikës dhe kujdesit personal “Rossmann&Lala” në Shqipëri dhe atyre që tregtohen në Gjermani.

Sipas krahasimeve të bëra nga qytetarët, të njëjtat produkte, me të njëjtin brand dhe gramazh, në tregun shqiptar shiten ndjeshëm më shtrenjtë, duke arritur deri në 7 mijë lekë të vjetra më shumë se në dyqanet e kësaj marke në Gjermani.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, qytetari ironizon situatën duke e quajtur rrjetin “RossmannsaKrahu”, ndërsa tregon konkretisht çmimet e produkteve të ekspozuara në dy vende të ndryshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi politikat e çmimeve në Shqipëri.

“Rossmann&Lala” është prej vitesh një nga rrjetet më të përhapura në tregun shqiptar të kozmetikës, me prezencë në qytetet kryesore të vendit dhe me produkte të markave ndërkombëtare të njohura. Megjithatë, ky denoncim ka rikthyer në vëmendje shqetësimin e vazhdueshëm të konsumatorëve shqiptarë për abuzimet me çmimet, krahasuar me tregjet europiane.
Rasti ngre pyetje edhe për rolin e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit dhe monitorimin e tregut, në një kohë kur qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të larta për produkte bazë të përditshme.

Shqiperia Sot do të vijojë ndjekjen e këtij denoncimi për të hedhur dritë mbi arsyet e këtyr diferencave të mëdha çmimesh dhe për të informuar publikun mbi çdo zhvillim të mëtejshëm,

Related Posts

Rama do të niset drejt SHBA-ve në 20 janar për të dëshmuar”, Gazetarja Llabani paralajmëron: Do shkojë me një avokat, as ai vetë nuk e imagjinon si do ta

Moderatorja e emisionit “Oponencë” në News24, Anduena Llabani, ka bërë një paralajmërim të fortë dhe tronditës në studio, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret…

Braktisi dy fëmijët e saj! E pëson keq nëna 26-vjeçare…

Policia e Kavajës ka nisur një procedim penal ndaj një 26-vjeçareje nga Rrogozhina, e cila dyshohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur në qytetin…

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku ‘show’ në zonat e përmbytura

ZV/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë, është rishfaqur këtë të enjte në publik, për herë të parë që nga seanca në Kuvend më…

I FUNDIT/ E dhimbshme, ndahet nga jeta ish-ministri shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte janari ku ish-ministri dhe ish-zv.ministri i Financave, Qemal Disha, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Disha, një nga…

Po ktheheshin nga Kosova/ Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, 6 të plagosur, mes tyre dhe 3 të mitur

Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm…

Erdhi me qellim per tu bere Kryeministre dhe Iku duke sharë!

Lea Ypi, shkrimtarja shqiptare që jeton në Britaninë e Madhe, kishte shprehur së fundmi ambicien për t’u angazhuar në politikën shqiptare, duke deklaruar në një intervistë për…