Uji futet në burgun ku ndodhet Erion Veliaj, përmbyten tetë qeli

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, reshjet e dendura të shiut kanë “paralizuar” një pjesë të mirë të qyteteve shqiptare. Situata problematike është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku rrugët janë kthyer në “lumenj”, ndërkohë që uji ka depërtuar dhe në banesat e banorëve.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe problematikave të ardhura si pasojë e kësaj situate, autoritetet u detyruan që të pezullojnë mësimin, ndërkohë që Emergjencat Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Situata problematike paraqitet edhe në burgun e qytetit të Durrësit, ku uji është futur në qeli. Ky lajm është bërë me dije nga vetë prefekti i qarkut, Emiljan Jani, i cili në një prononcim për News 24 deklaroi se 8 qeli janë përmbytur, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin.

Në ndihmë të autoriteteve durrsake, sipas tij kanë nisur edhe dy zjarrfikëse nga Tirana me qëllim vënien e situatës nën kontroll.

“Situata është shumë e rëndë. Tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë. Ndërkohë janë përmbytur 8 qeli dhe po dërgohen pompat për largimin e ujit pasi është përmbytur burgu”, shprehet ai, ndërkohë që të gjithë të dënuarit janë zhvendosur në kati ne dytë.

Vlen të theksojmë që në ambientet e burgut të Durrësit prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,

Related Posts

TRAGJEDI/ Nëna dhe djali 11-vjeçar humbin jetën nga rryma elektrike në pishinë!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë një pushimi familjar në Brazil, ku një nënë dhe djali i saj 11-vjeçar kanë humbur jetën pasi u goditën nga rryma…

VIDEO sho kuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

Një moment i tmerrshëm është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që…

ALARM në Durrës! Bashkia del me njoftim: Pas përmbytjeve, rrezik për …

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se qyteti bregdetar pritet që të përballet me erëra të forta gjatë orëve në vijim. Pas përmbytjeve katastrofike që kanë prekur zonën,…

”Paratë dhe puna do të …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 10 Janar 2026

DASHI Ti dëshiron të bësh, të thuash dhe të pushtosh gjithçka, menjëherë. Por ki kujdes: jo të gjithë mund ta ndjekin ritmin tënd. Në dashuri, je i/e…

E FUNDIT/ SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë (Emrat)

SPAK ka dërguar për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, ku mes tyre është kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Në njoftimin…

Jepet paralajmërimi i FORTË: Reshje shiu dhe dëbore, vijon rreziku i përmbytjeve, termometri do të shkojë në minus gradë

Sinoptikani Hakil Osmani, nga Metoalb, në një lidhje të drejtpërdrejtë bëri një parashikim të motit për ditët në vijim. Ai paralajmëroi se temperaturat do të zbresin në…