‘2026, viti i tr*nditjeve boterore’, astrologia ben paralajmerin e forte! Vit nis mbare, por..

Viti 2026 pritet të sjellë tronditje, fillime të reja dhe një kthesë të fortë në rrjedhën globale. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri zbërtheu numerologjinë dhe ndikimet planetare të vitit 2026, duke paralajmëruar një periudhë pa stabilitet, por të mbushur me sfida dhe mundësi të mëdha.

Sipas saj, 2026-a shënon nisjen e një cikli të ri botëror, ku iluzionet shemben, doktrinat e vjetra bien dhe lindin risi të fuqishme në politikë, ekonomi, teknologji dhe mjekësi, një vit që mund të ndryshojë drejtimin e së ardhmes globale.

Katerina Trungu: Të të pyes pak për 2026-ën, sepse del 1 në fund! A është numër i bukur njëshi?

Chrysanthi Kalogeri: Numri 1, është fillim i ri. Është i lindur për të qenë lider, por ndonjëherë për të kaluar edhe një pjesë të jetës vetëm me veten e tij. 2026 është një fill i ri, por një vit pa stabilitet, një vit me sprova, por edhe një vit ku ka shumë shanse. Në përgjithësi politika, ekonomia do të jenë pa stabilitet. Stabiliteti do të vijë pas 2-3 vjetësh, në vitin 2028-2029 do të stabilizohen gjërat dhe do të shkojmë drejt të mirës. Morëm një shije brenda 2025-ës, për 2026-ën, sepse patëm disa zhvendosje planetare në 2025-ën, ku na dhanë një ide dhe një shije se ku do të shkojnë gjërat.

Në 2026-ën kemi bashkimin e Saturnit me Neptunin që kemi folur dhe vjet, ku do të kemi shpërbërjen e iluzioneve, ku do të kemi rënien e doktrinave dhe të ideve, që tashmë janë të vjetra. Do të kemi shpikje dhe rinovime të reja, përveç teknologjisë edhe në fushën e mjekësisë. Këtë e ndihmon edhe kalimi i Uranit përfundimisht këtë vit në shenjën e Binjakëve. Ky bashkimi i planeteve në shenjën e Dashit është fillimi i një cikli të ri global. E reja nuk do të vijë me lehtësi, ndonjëherë mund të vijë përmes një lufte, apo një kryengritjeje. Do të kemi zhvillime që do i shohim nga 20 shkurti i 2026-ës dhe në vazhdim për vite të tjera.

Astrologia theksoi se kjo është një javë e favorshme për marrëdhënie, bashkëpunime dhe vendime serioze, duke përfshirë mundësi për fejesa, martesa apo investime në prona.

Ajo rekomandoi që shenjat e tokës (Bricjapi, Dëmi, Virgjëresha) dhe shenjat e ujit (Peshqit, Akrepi, Gaforrja) të shfrytëzojnë këtë periudhë për përparim profesional dhe emocional, ndërsa shenjat kardinale duhet të tregohen të kujdesshme në vendimet që marrin

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…