Nis operacioni “fshesa”/ Rama aktivizon “spiunazhin” në administratë, çfarë pritet…

Viti i ri 2026 i gjen socialistët me llogari të hapura me drejtësinë nga viti i vjetër si asnjëherë tjetër.

Përtej goditjeve në qeveri, ka ndërmarrë një nismë të re, duke urdhëruar që bashkëpunëtorët e tij politikë t’i nënshtrohen një vetingu partiak.

Përballja me veprat penale shkon përtej pushtetit të tij, por për pastrimin e administratës nga punësimet partiake po hedh një hap në dukje të ri. Pas 12 vitesh në pushtet ai kërkon të shmangë nepotizmin partiak me punësimet e të afërmeve të tyre, edhe pse 5 vite më parë shprehej që partitë nuk mund të hetojnë çdo njeri që garon nën logon e PS.

Pesë vite më vonë Edi Rama ka ndryshuar qasje, pasi mendon se bashkëpunëtorët e tij kanë abuzuar me pushtetin për të ndihmuar familjarët. Për të pastruar partinë nga “mëkatet” shefi i mazhorancës ka ngritur një grup “hetimor” me 4 deputetë të rinj me idenë që ata mund të jenë më pak të përlyer në punësimet partiake. Kryetare do të jetë Lindita Nikolla.

Sekretariati i etikës ka nisur punën për përpilimin e formuluarit të vetëdeklarimit, të cilin do të detyrohen ta plotësojnë jo vetëm deputetët, por edhe ministrat, kryebashkiakët e majtë dhe drejtuesit e institucioneve në varësi të pushtetit qendror dhe atij lokal. Pasi ta plotësojnë, të majtët do të duhet të dorëzojnë pranë sekretariatit ku punojnë fëmijët e tyre, bashkëshortët, kunetërit, vjehrria, madje po mendohet të shkohet deri tek dajat apo xhaxhallarët.

Ky është plani A, por duket se Edi Rama nuk beson plotësisht se njerëzit e tij do të tregohen të sinqertë në formular. Këtu hyn në punë plani B. Sipas burimeve, do të aktivizohet një “spiunim” popullor, sipas një mekanizmi denoncimi nga qytetarët.

Edhe pse punën do ta bëjnë të rinjtë, në fund vendimin për dosjen do ta japin të vjetrit. Formularët të cilët pritet të renditen në dosje pa rrezik, të diskutueshme dhe me rrezik, do të shqyrtohen nga Sekretariati i Etikës dhe kryesia e PS, më në krye Edi Ramën.

Puna përgatitore ka nisur më urdhër të kryeministrit nga mbledhja e grupit parlamentar, duke anashkaluar vendimin e partisë, kryesia apo asamble. “Procedurat” mund të jenë shkelur ama deri në fund të 2026-ës, Rama do të ketë një tablo se ku janë të punuar njerëzit e afërt të deputetëve, ministrave apo kryebashkiakëve,

Related Posts

Bora deri në 40 cm, izolohen banorët e kësaj zone

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë që në orët e para të mëngjesit zonën e Librazhdit, duke shkaktuar probleme në fshatin malor Shqiponjë. Trashësia e borës…

Tiranë: Pamje dramatike, momenti kur gratë e tm’erruara largojnë mallin

Në vijim të zjarrit të fuqishëm që përfshiu tregun e rrobave pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë, pamje të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentet…

Babai i Selinës shpërthen publikisht: Akuza të rënda ndaj Mirit dhe mesazh i fortë për të bijën : Po i bëhet një padrejtësi e madhe vajzës sime

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, ka reaguar për herë të parë publikisht në një intervistë për Top Channel, duke folur hapur për situatën e vajzës së…

Zjarri te tregu i ‘5 Majit’ del jashtë kontrollit, kërkohet ndihma e ushtrisë dhe zjarrfikësve nga Elbasani dhe disa qytete

Situata në tregun e rrobave të përdorura në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë mbetet kritike, pasi zjarri i rënë pasditen e sotme ka dalë jashtë kontrollit,…

LAJM I FUNDIT/ Merr flakë tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Një zjarr ka rënë këtë të enjte, 8 janar, në tregun e rrobave të përdorura tek 5 Maji në Tiranë. Zjarri mësohet se është i përmasave të…

Sot personazh i njohur dhe banor në “Big Brother”, VIDEO: Kur Flori arrestohej në Itali në 2015 si tutor prostitutash

“Flori Official” është bërë prej dy ditësh pjesë e “Big Brother VIP” në Shqipëri, i prezantuar si personazh i njohur i rrjeteve sociale. Produksioni kishte vendosur që…