Përmbỹtjet ndezin debat! Rama ironizon opozitën: “Edhe rajoni është përmbytur, por atje nuk shajnë qeverinë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e përmbytjeve që ka përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, duke e krahasuar Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit, të cilat po përbaIIen po ashtu me reshje të dendura.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ironizoi opozitën shqiptare, të cilën e akuzoi se çdo problematikë të shkaktuar nga moti e faturon vetëm qeverisë. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama.

Komentet e kryeministrit vijnë ndërsa reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme të vendit: lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, aksin Gjirokastër-Kakavijë është i bllokuar, 26 familje janë evakuuar në Durrës dhe Kurbin, ndërsa 3,010 hektarë tokë bujqësore në Lezhë ndodhen nën ujë. Autoritetet e emergjencës po vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet për të menaxhuar situatën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin