Nisën për Tiranë, përfunduan në pistë në Itali: Protestë e fortë nga qindra shqiptarë – çfarë pritet të ndodhë?

Rreth 400 pasagjerë nga dy fluturime me destinacion Tiranën dhe nisje nga Bologna dhe Bergamo, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar.

Ky devijim i detyruar shkaktoi një protestë të ashpër nga një grup i madh udhëtarësh, të cilët, kaluan portat e kontrollit, sfiduan kordonet e sigurisë dhe u zhvendosën drejt pistës së aeroportit.

Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila riktheu qetësinë, megjithëse pasagjerët nuk e dinë ende nëse dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin ose nëse do të duhet të kthehen mbrapsht.

Protesta vazhdon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë për në Shqipëri dhe sipas mediave italiane, ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve të bllokuar në Brindisi.

Disa të tjerë kanë pranuar ofertën e kompanisë për të udhëtuar me autobus deri në Fiumicino dhe më pas të hipin në avion drejt Tiranës. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që 150 pasagjerë të udhëtojnë me anije nga Brindisi drejt Vlorës pasdite.

Aeroporti është nën mbikëqyrje të policisë, karabinierëve dhe ushtarëve të Guardia di Finanza për të parandaluar probleme të mëtejshme të rendit publik. Aktualisht, protesta nuk ka shkaktuar vonesa në fluturimet që arrijnë ose nisen nga Brindisi.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…