953 banesa dhe 337 biznese të zhytura në ujë në Durrës. Evakuohen 160 persona

 7 Janar 2026 Reshjet intensive të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth, duke sjellë dëme të shumta në banesa, biznese dhe toka bujqësore.

Sipas të dhënave zyrtare, janë evidentuar 953 banesa me prani uji brenda ambienteve dhe në oborre. Banesat e prekura ndodhen kryesisht në zonën e ish-Kënetës, Zonën e Plazhit, njësitë administrative Manëz, Rrashbull, si dhe në lagjen 14, Shkozet.

Si masë sigurie, 160 persona janë evakuuar dhe janë strehuar përkohësisht në dy shtëpi pushimi. Ndërkohë, 15 grupe pune janë angazhuar në terren për evidentimin e dëmeve dhe menaxhimin e situatës emergjente.

Po ashtu, 337 biznese raportohet se kanë prani uji, ndërsa përmbytjet kanë prekur edhe tokat bujqësore në njësitë administrative Katundi i Ri, Sukth dhe Manëz, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Autoritetet bëjnë me dije se situata është rënduar jo vetëm nga reshjet e dendura, por edhe nga mosfunksionimi i rrjeteve kulluese, përfshirë tubacionet e kanalizimeve dhe kanalet e ujërave të bardha. Grupet e emergjencave civile vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës dhe minimizimin e pasojave.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…