Kur vlerën e babës e kupton vonë/ Çdo ditë më qortonte për dritat dhe ujin… nuk e dija se po më përgatiste për jetën

Babai im, sa herë hynte në dhomën time dhe gjente dritën ndezur ndërsa unë s’isha aty, më thoshte:
“Pse nuk e fik? Ç’i duhet shtëpisë ky shpërdorim?”

Nëse futej në banjo dhe gjente rubinetin që pikonte, zëri i tij ngrihej menjëherë:
“A s’të shkon ndër mend ta mbyllësh mirë? Pse ky dëm me ujin?”

Gjithmonë kritik. Gjithmonë vërejtje. Çdo gjë e vogël bëhej temë. Edhe kur u sëmur rëndë, nuk hoqi dorë nga ky stil.

Deri ditën kur gjeta një punë të mundshme. Dita e intervistës së parë për një pozicion të rëndësishëm. Nëse pranohem, mendova, largohem nga kjo shtëpi dhe i shpëtoj qortimeve të tij pa fund.

U vesha mirë, u parfumosa, dhe sapo dola nga dera, ndjeva dorën e tij në sup. Ishte i lodhur, por buzëqeshte. Më dha disa para dhe më tha shkurt:
“Shko me mendje pozitive. Ji i sigurt. Mos u lëkund.”

E mora si zakonisht: me nerva të brendshme. “Edhe tani vërejtje?”, mendova. Por u largova.

Në kompani, çdo gjë ishte e çuditshme. Pa roje, pa recepsion — vetëm tabela orientuese.
Dera e parë që hapa kishte dorezën e shkëputur. Ia vendosa dhe e fiksova.
Kaloja në kopsht — ujë i derdhur nga një vaskë e tejmbushur. E rregullova.
Ngjitesha në shkallë — dritat ndezur në mes të ditës. I fiksova pa menduar gjatë.

Kur arrita te kati i sipërm, pashë një turmë kandidatësh të veshur sikur po aplikonin për NASA. Të gjithë hynin e dilnin brenda një minute. U ndjeva i pavlerë mes tyre dhe desha të largohesha. Por emri im u thirr.

Hyra. Tre persona para meje. As edhe një pyetje. Vetëm një buzëqeshje dhe më thanë:
“Kur dëshiron të fillosh punën?”

Mbeta pa fjalë. Mendova se po talleshin. Por ata vazhduan:
“Testi yt ka mbaruar. Ne nuk vlerësojmë me pyetje. Vëzhgojmë sjelljen. Çdo ‘problem’ që pe gjatë rrugës ishte pjesë e testit. Ti ishe i vetmi që i rregullove të gjitha pa u kërkuar.”

Aty gjithçka u shua në kokën time. Nuk pashë më intervistuesit. Pashë vetëm… babanë tim.

Ai njeri që e quaja pengesë, kritik, i lodhshëm… ishte në fakt mësuesi im i jetës.
Ajo “ashpërsia” e tij ishte mburoja ime. Ato vërejtje që më nervozonin më bënë njeri të kujdesshëm, të vëmendshëm, të përgjegjshëm.

Kthehem në shtëpi i ndezur nga dëshira për t’i puthur duart e këmbët. Por para derës gjeta të afërm dhe komshinj me fytyra të zymta.

E kuptova menjëherë.

Kisha ardhur vonë.

Ai kishte ikur.

Atë ditë më mungoi zëri i tij më shumë se kurrë. Madje edhe qortimet e tij, që dikur më bezdisnin, tani do t’i paguaja me gjithçka që kam, vetëm t’i dëgjoja edhe një herë.

Si nuk e pashë më herët?
Si nuk e kuptova se sa shumë jepte pa kërkuar gjë?
Se sa shumë më donte në mënyrën e tij të ashpër por të vërtetë?

Ikja e tij ishte e hidhur.
Babai im — ai, që mendoja se më kritikonte kot — ishte në fakt më i sjellshmi me mua.

Ai ishte i drejti. Ai ishte i ndershmi. Ai ishte i kujdesshmi.
Ai… ishte njeriu që më rriti.

Dhe e kuptova vetëm kur nuk e kisha më.

Related Posts

Sot personazh i njohur dhe banor në “Big Brother”, del VIDEO

“Flori Official” është bërë prej dy ditësh pjesë e “Big Brother VIP” në Shqipëri, i prezantuar si personazh i njohur i rrjeteve sociale. Produksioni kishte vendosur që…

Edhe me burrë, edhe me dash*or? SHTANG biznesmenja shqiptare: Kam qenë e para, por dhe e treta

APër mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë. Jam unë ajo që e kam provuar. Kam qenë edhe palë e tretë, kam qenë edhe palë…

E PREMTE “E ZEZË”/ Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Dashi Sot do kaloni momente shumë të lumtura pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni si në një ëndërr të bukur. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar…

U kujtohet Elsa e pallatìt 176? Ja sì duket ajo sot pas 30 vìtesh bashke me djalìn e saj

Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ka folur për veten, karrierën e saj në teatër, largimin nga Shqipëria, dhe për të birin e saj Xhinon i cili…

E quajti pervers dhe zhigolo/ Familjarët e Mirit reagojnë ndaj deklaratave të ashpra të babait të Selin

Ditën e sotme, i ati i Selin ka folur publikisht në lidhje me marrëdhënien e shumëkomentuar të vajzës së tij me Mirin. Ai nuk u kursye aspak,…

SHOKUESE/ Për 15 vite u kurua për ka ncerin, por nuk ishte e sëmurë! Ja çfarë bëri spitali për pacienten më pas…

Gjykata e Apelit e Firences ka urdhëruar Spitalin Universitar të Pizës t’i paguajë mbi 460 mijë euro dëmshpërblim një gruaje 47-vjeçare, e cila iu nënshtrua për vite…