Nderron jete mesuesja shume e dashur per te gjithe

Edhe pse luftoi me forcë, u kap pas jetës dhe nuk reshti asnjëherë së shpresuari, ajo nuk arriti ta mposhte sëmundjen, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Humbja e saj ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë komuniteti që e njohu nga afër. Jorgjeta ishte një emër i respektuar në fushën e arsimit, ku shërbeu për vite me radhë si mësuese dhe më pas si specialiste pranë strukturave arsimore në Korçë. Ajo u dallua për përkushtimin, korrektësinë dhe njerëzillëkun e saj, duke fituar respektin dhe dashurinë e kolegëve dhe nxënësve.

Mësuese Jorgjeta do të kujtohet si një njeri me shpirt të mirë, gjithmonë e gatshme për bashkëpunim, me fjalë të ngrohta dhe një buzëqeshje që nuk i mungonte kurrë.

Lidhur me këtë lajm të trishtë dhe humbje të madhe kanë reaguar edhe miqtë e saj më të afërt, të cilët e kanë përshkruar Jorgjetën përmes rreshtave si një shoqe të rrallë, një grua të mençur dhe një njei që edhe në momentet më të vështira dinte të jeptë forcë dhe shpresë. Dashuria e saj për jetën, familjen, fëmijët dhe njerëzit që kishte pranë do të mbetet një kujtim i paharruar.

“Jorgjeta Dhami Babliku ti ishe nje gur i çmuar, nje shoqe e rralle, nje grua e mençur, nje njeri qe dhe ne ditet me te veshtira, gjeje fjale te bukura, gjeje force per vete dhe per ne. Ti e munde te keqen me miresine tende, me bukurine e qenies tende qe kurre nuk u dorezua, me elegancen e mendjes dhe te pamjes, me dashurine qe kishe per jeten, per femijet, per bashkeshortin, per miqte e te afermit…

Sot eshte dite e rende, per familjen, per ne mikeshat, per gjithe Korçen. Por une e di qe Parajsa eshte krijuar per njerez si ty, me njerez si ty… Dhimbje dhe lote per Jorgjetken e shtrenjte dhe njekohesisht mirenjohje per gjithçka na dha, per gjithçka na la si kujtim…”, shkruan një prej shoqeve të saja.

Përveç kontributit në arsim, Jorgjeta Dhami Babliku ishte zgjedhur edhe Ambasadorja e Paqes në Korçë, një rol që pasqyronte vlerat e saj njerëzore dhe angazhimin për mirësi dhe harmoni në komunitet

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…