Specialistet e Bashkisë/ Si e ktheu Veliaj institucionin në “folenë” e mikeshave VIP

Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt, u shndërrua në një vend punësimi për personazhe të njohura të ekranit dhe botës së spektaklit, të cilat përveç pagave të majme, siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit publik të ish-kryebashkiakut.

Me gjasë, Danja, banorja e Big Brother, ende nuk e di që shefi i saj ka hyrë në burg. Ajo ka mbi 2 muaj e izoluar dhe prandaj ashtu me naivitet tregoi disa ditë më parë se punon në bashki. As më shumë e as më pak, sesa “specialiste”.

“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”-tha Danja duke i habitur banorët që deri në atë moment e dinin se ishte vetëm një modele.

Por Danja nuk është e vetmja.

Deborah Keçi, Eneda Tarifa dhe emra të tjerë janë disa nga figurat që kanë përfituar pozicione të rëndësishme në bashki, megjithëse aftësitë dhe përvoja e tyre profesionale nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me administratën publike apo menaxhimin e qytetit.

Deborah Keçi, sportistja e njohur, ishte emëruar nga Veliaj si drejtoresha e Klubit shumësportësh Tirana. Ajo u pezullua nga detyra pasi u vendos në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre.

Keçi ishte pjesë e grupit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.

Eneda Tarifa përtej këngës ka patur edhe një tjetër talent. Atë të këshillimit të kryetarit të saj, Erion Veliaj, për të cilin ajo qe shprehur që “vetëm 1 Erion bën nëna”. Ajo u zbulua se merrte rrogë nga bashkia në vitin 2021, kur shpërthyen në publik listat me të dhënat personale dhe paga.

Por Tarifa nuk ishte e vetme. Asokohe rezultonte se këshilltarët e Veliajt ishin një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një këshilltar që ka studiuar për filma, një mjek, një analist filmash dhe një arkitekt dhe një shkrimtare.

Po ashtu bëhet fjalë dhe për një ish-miss të njohur, por dhe një avokate. Kjo e fundit e njohur dikur si zyrtare e partisë së Spartak Ngjelës por eshe për fotot provokuese të dala në rrjetet sociale.

Bashkia si “strehë e ngrohtë” për miqësitë e pushtetit

Gjatë viteve të drejtimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në një rrjet klientelist ku përzgjedhja e stafit nuk bazohej tek profesionalizmi, por tek lidhjet personale dhe ndikimi publik i individëve të caktuar.

Në vend që të fokusohej tek ekspertiza dhe aftësia për të përmirësuar shërbimet për qytetarët, Veliaj përdori institucionin për të forcuar imazhin e tij, duke angazhuar në bashki figura publike që i siguronin promovim të vazhdueshëm mediatik.
Paga të majme për “promovueset” e Veliajt

Të dhënat e publikuara nga investigimet mediatike tregojnë se këto figura, ndonëse nuk kishin përvojë të drejtpërdrejtë në administratë, merrnin paga të majme dhe përfitime të tjera, duke krijuar një sistem të qartë patronazhi politik e personal.
Ndërkohë, qindra profesionistë të kualifikuar mbetën jashtë sistemit, pasi vendet e punës u mbushën nga individë që kishin më shumë vlerë për Veliajn në aspektin e marketingut politik sesa në aftësitë profesionale.

Tani që Veliaj ndodhet pas hekurave, lind pyetja: Sa prej këtyre ‘specialisteve’ VIP do të mbeten në administratë, dhe sa prej tyre do të largohen? A do të arrijnë të përshtaten me kryetarin e ri , Edi Ramën?

Deri atëherë, qytetarët e Tiranës mbeten dëshmitarë të një skeme klienteliste që ka kushtuar miliona lekë nga taksat e tyre, pa ndonjë përfitim konkret për shërbimet publike të kryeqytetit./ Dosja.al

Related Posts

KUJDES! Mos bëni gabim të shkoni në Itali për Festat e Nëntorit, ja përse

Italia pritet të përfshihet nga kaosi në transport gjatë fundit të nëntorit, pasi janë paralajmëruar greva të mëdha që do të prekin si udhëtimet ajrore, ashtu edhe…

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka humbur jetën. Viktima ka ndërruar jetë pasi ka rënë në korrent gjatë punës pranë një…

Çudit Kryemadhi! Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme se’ks uale

Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ka pasur përplasje me të…

Doktorit i ra të fikët kur mësoi se kush ishte pacientja e tij shtatzënë !!!!

Në një rast që tronditi të gjithë personelin e spitalit, një doktor u gjend përballë një situate që nuk e kishte pritur aspak. Pacientja e tij e…

5 rregullat si të bëhesh i pasur në Tiranë, ja cfarë duhet të bëni

Për të pasur sukses financiar në Tiranë ose në çdo vend tjetër, duhet të ndiqni disa hapa kryesorë: Planifikoni: Bëni një plan të qartë të qëllimeve tuaja…

Gjinekologia tregon se sa herë në javë duhet të kryeni marr*dhënie, arsyeja e forte

Gjinekologia: Përfitimet e marrëdhënieve intime të rregullta për gratë dhe çiftin Një gjinekologe e njohur ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve intime të rregullta mes bashkëshortëve, duke veçuar…