SKANDAL/ Shembet Unaza e poshtme e Burrelit pa u marrë ende në dorëzim nga ARRSH. “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro, punimet pa standarde (VIDEO)

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është momentalisht jashtë funksionit edhe për banorët që jetojnë përgjatë saj.

Rruga ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës.

Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që në të të mos kalojë asnjë lloj automjeti.

Pjesa më e madhe e banorëve e kanë të pamundur të shkojnë me automjete tek shtëpitë e tyre, ndërsa shembja e rrugës vazhdon, ka vënë në rrezik edhe banesat.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të qytetit të Burrelit është financim i Autoritetit Rrugor Shqiptar me vlerë 128 milion lekë të reja, i nisur një vit më parë. Ky projekt po zbatohet nga kompania “ULZA” sh.p.k me pronar ndërtuesin Ndue Shpani, e cila vetëm në Mat ka fituar projekte për rikonstruksionin e katër shkollave si dhe projektin “Parku Tematik” në Bulqizë.

Edhe pse punimet për rikonstruksionin e kësaj unaze nisën dhe përfunduan vitin e kaluar, ajo nuk u vendos në funksion të plotë për shkak të nisjes së dëmtimit nga reshjet e shirave në Tetor të vitit 2025.

 

 

Aktualisht ky objekt mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim, çka pritet të kërkojë tjetër financim nga autoritetet për të riparuar dëmtimet.

 

 

Kjo rrugë ka qenë vazhdimisht problematike përsa i përket shembjeve, ku që prej vitit 2010 ishte thuajse e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

 

 

Ekspertët këshillon që të futen pilotë në anën e poshtme në të gjithë gjatësinë e unazës prej afro 1 kilometër, pasi sipas tyre vetëm kështu rritet qëndrueshmëria, për shkak se ka shumë ujëra nëntokësor që vijnë nga qyteti Burrelit./News24

Related Posts

Dalin VOTAT e sondazhit: Ja kush pritet te largohet sonte nga BBV5

Prej ores 21:00 nis prime i rradhes se Big Brother Vip 5. Sic eshte lajmeruar ne promon zyrtare qe sonte priten te diskutohen: Ftohja mes Selin dhe…

U aks*dentua në Peqin–Elbasan, ndërron j’etë në spital 43-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Mareglent Asllani, 43 vjeç, i cili u aksidentua pak ditë më parë në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, 43-vjeçari…

Horoskopi ditor, e diel 11 janar 2026

Dashi Do jeni shume te sinqerte gjate kësaj dite me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk priten aspak mosmarrëveshje. Beqaret nuk do bien…

Pasi i dogji shtëpinë, Alma Bime thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën ish-partnerit

Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e arrestit në shtëpi për Alma Bimen, ish-drejtoreshën e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, pasi dyshohej…

Andi, shoferi i d’ehur që la shokun ta merrte rrjedha e përroit në Klos

Personi në foto është Andi Losha, 24 vjeç, i riu që po drejtonte makinën e cila ra në një përrua në zonën e Klosit, ku ende vijon…

U braktis nga shoku në aks*dent, ky është 30-vjeçari i zhdukur në Klos

10 Janar 2026, 11:31 – Klos Personi që shihni në foto është Jurgen Karaj, 30 vjeç, i cili rezulton i zhdukur pas një aksidenti të rëndë në…