10 Janar 2026, 11:31 – Klos
Personi që shihni në foto është Jurgen Karaj, 30 vjeç, i cili rezulton i zhdukur pas një aksidenti të rëndë në Klos, ku makina ku ndodhej si pasagjerë ra në një përrua.
Së bashku me Karajn ishte Andi Llosha, 24 vjeç, drejtuesi i automjetit. Sipas policisë, Llosha arriti të dalë nga makina dhe shpëtoi, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Policia njoftoi se 24-vjeçari Llosha është arrestuar për shkak se pas aksidentit u largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë pasagjerit. Testi i alkoolit tregoi se Llosha drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Karaj vazhdojnë me përfshirjen e forcave të RENEA-s dhe polumbarëve. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.