Personi në foto është Andi Losha, 24 vjeç, i riu që po drejtonte makinën e cila ra në një përrua në zonën e Klosit, ku ende vijon të jetë i zhdukur Jurgen Karaj, 30 vjeç. Sipas asaj që thonë burimet, makina doli nga rruga dhe përfundoi në përrua, ndërsa Jurgeni, që ishte pasagjer, dyshohet se u mor nga rrjedha e fortë e ujit.
Pas aksidentit, Andi Losha arriti të dalë vetë nga makina, por në vend që të kërkonte ndihmë apo të shpëtonte shokun e tij, u largua nga vendngjarja, duke e lënë 30-vjeçarin në mëshirë të fatit. Më vonë, kur u shoqërua nga policia, ai iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Për këtë arsye, 24-vjeçari u arrestua për mosdhënie ndihme dhe largim nga vendi i aksidentit, ndërsa kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt vazhdojnë ende. Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa familjarët presin me ankth, duke shpresuar që kërkimet të sjellin një përgjigje për fatin e 30-vjeçari