Shitja e trυpit nga femrat e huaja shtrihet si biznes edhe në Elbasan

Policia e Elbasanit ka finalizuar pas disa javësh hetime të thelluara operacionin policor të koduar “Transit”, duke goditur një rast të υshtrimit të pros titucionit në qytet.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda proaktive, u arrestuan në flagrancë tre shtetase kolumbiane, të cilat ushtronin prosti tucion në dy apartamente në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë, shtetaset e huaja kontaktonin klientët përmes faqeve në internet.

Të arrestuarat janë:

D. P., 20 vjeçe

D. M., 18 vjeçe

J. D., 34 vjeçe

Të tria akuzohen për veprën penale “Prosti tucioni”.

Gjithashtu, në gjendje të lirë u procedua penalisht M. J., 34 vjeçe, pronare e njërit prej apartamenteve, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prost itucion”.

Gjatë kontrolleve në ambientet ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm, Policia sekuestroi shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari, si dhe celularë dhe dokumente identifikimi, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Posts

“Si kukull plastike”/ Farmacistja e ashpër për pamjen e Benitës së BBVK: Është anti-reklamë, turp për ata që e kanë bërë (Video)

Pamja e jashtme e Benitës, banores së “Big Brother VIP Kosova”, ka marrë një kritikë publike dhe tejet të ashpër nga farmaciatja Edita Hyseni. Përmes një reagimi…

Polici i Fierit bën për spital 46-vjeçarin: Pse i bëre “like” motrës sime?

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në fshatin Vjosë të Fierit, ku 46-vjeçari Altin Meçaj, emigrant në Gjermani, ka rënë pre e një sulmi brutal mbrëmjen…

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e FORTË

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big…

E FUNDIT! Pl*goset nga 3 persona biznesmeni shqiptar, largohen me shpejtësi (EMRI+gjendja)

Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku. Sipas…

“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dh*non rëndë babë e bir në Fier

Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Kjo ka…

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Kolumbi. Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur…