Nënës në Durrës do i hiqet kujdestaria! La fëmijët pa ngrënë, të miturit me zgjebe

Blerina Bashës, nënës 33-vjeçare nga Durrësi, së cilës iu gjetën tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesë në kushte të rënda higjieno-sanitare, pritet t’i hiqet kujdestaria. Shërbimi Social bënë me dije se fëmijët kishin rreth tre ditë pa ushqim dhe prej një muaji nuk kishin ndjekur shkollën, pasi ishin të infektuar me zgjebe, fakt për të cilin shkolla kishte dijeni.

Ngjarja u denoncua nga ish-vjehrra e nënës, e cila njoftoi policinë se tre të miturit ishin braktisur në apartament. Policia shoqëroi nënën në komisariat dhe nisi procedim penal ndaj saj për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Sipas burimeve, braktisja ka ardhur pas një konflikti mes nënës dhe gjyshes nga ana e babait, e cila kishte kërkuar t’i merrte fëmijët në kujdestari.

Aktualisht, tre fëmijët ndodhen në spital së bashku me nënën, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë nën vëzhgim. Pas ekzaminimeve, ata janë marrë në mbrojtje nga strukturat përkatëse të Shërbimit Social, ndërsa pritet që autoritetet të vendosin për masat e mëtejshme, përfshirë edhe heqjen përfundimtare të kujdestarisë nga nëna.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…