“Kam tentuar ta kontaktoj por…”/ Menaxheri i Erik Lloshit thyen heshtjen: Bashkëshortja e tij nuk ka qenë …

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka trazuar jo pak marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi, ka zbuluar detaje mjaft interesante gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, duke konfirmuar se frika e Erikut për një divorc të mundshëm nuk ishte thjesht një batutë.

Antoni tregoi se i është dashur të insistojë për dy vite e gjysmë që Eriku të pranonte ftesën, por pengesa kryesore ka qenë gjithmonë partnerja e tij.

“Të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë,” u shpreh menaxheri.

Më shqetësues duket fakti se aktualisht komunikimi mes menaxherit dhe bashkëshortes së këngëtarit është ndërprerë. Antoni pranoi se ka tentuar ta kontaktojë Rominën këto ditë, por pa sukses.

“Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në ‘Instagram’-in e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se Romina po qëndron e distancuar nga çdo zhvillim që lidhet me formatin.

Related Posts

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…

Çfarë ndodh pas përdorimit të ilaçit të dobësimit? Hulumtimi i ri analizon rifitimin e peshës një vit pas aplikimit

SHBA- Një hulumtim i ri po shqyrton më nga afër se çfarë mund të ndodhë një vit ose më shumë pasi njerëzit ndalojnë së marri ilaçet GLP-1….