2 helikopterë nga SHBA për kapjen e Ramës?”- Dash Shehi batuta me Hasimen: Këtu duhet vapor!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është shprehur se SPAK do të ndihmojë në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Komente Shehi i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se procese të tilla si me SPAK kanë ndodhur në disa shtete të Ballkanit (ku mori shembullin e Gruevskit në Maqedoninë e Veriut).

Shehi tha se kishte dyshime nëse edhe në Shqipëri ky proces (largimi i Ramës nga pushteti) do të ndodhte me të njëjtën skemë, pra përmes Prokurorisë së Posaçme, apo me metodën që SHBA ndoqi në Venezuelë për të kapur Maduron.

Me ironi Shehi më pas tha se nëse në Shqipëri do të ndiqej skema si në Venezuelë, SHBA-së do i duheshin 2 helikopterë. Kjo deklaratë e tij shkaktoi të qeshura në studio, teksa politologu Ermal Hasimja tha me shaka se SHBA-së për të kapur të korruptuarit në Shqipëri do i duhej një vapor.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Shehi: Të paktën ky grupi i vogël ka prodhuar diçka pozitive, hajde të mbështesim këtë, sepse ky është elementi i shqiptarëve. Plus që edhe eksperienca ndërkombëtare ka treguar, qoftë edhe ajo ballkanike. Maqedoni si u largua ai që ishte atje, Gruevski? Me këtë lloj procesi. Në njëfarë mënyre, me prokurorë. Për një makinë e kapën. Ai mund të ketë vjedhur 30 trena. Por e gjetën, drejtësia e bëri. E njëjta gjë në Mal të Zi, në Kroaci, në Rumani. Ndihmoi rotacionin pra. Mos të themi edhe për Kosovën tonë, sepse pak a shumë e njëjta skemë. Tani unë shpresoj që… Tani kjo ndërhyrje e ndërkombëtarëve përmes drejtësisë do jetë soft dhe do presim gjatë, apo do vij ndonjë helikopter si atje në Venezuelë që është shkurt. Bile unë them se për këtu te ne nuk duhet një, por dy helikopterë.

Hasimja: Këtu duhet një vapor

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…