Rama: Falë humorit të AIIahut do i shesim energji Europës dhe me miqtë arabë do të bëjmë para

Pas pasaportës së BE-së që ende mbetet në sirtar, Edi Rama ka hedhur në tavolinë një tjetër “biletë” për Europën, energjinë e gjelbër shqiptare. Nga Abu Dabi, kryeministri shpjegoi se Shqipëria jeton pa karburante fosile dhe prodhon energji vetëm nga burime të rinovueshme, një model që funksionon për mrekulli sa herë qielli është në humor të mirë.

Kur reshjet mungojnë dhe “mrekullia” zbehet, vendi detyrohet të blejë energji nga jashtë, por Rama siguroi se kjo është një fazë kalimtare. Me diellin dhe erën që po shtohen në inventarin energjetik, ai premtoi se deri në vitin 2028 Shqipëria do të jetë plotësisht sovrane dhe nuk do t’i trokasë më askujt për kilovatë.

Ndërkohë, plani nuk ndalet te vetë-mjaftueshmëria. Në bashkëpunim me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, qeveria synon të ndërtojë një bazë prodhimi prej disa gigavatësh dhe, përmes kabllit me Italinë, t’i “ndriçojë” edhe europianët. Qëllimi, siç u tha pa shumë diplomaci, është i qartë, energji për BE-në dhe fitime për miqtë e projektit.

“Ne kemi 100% energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Ne varemi nga humori i Allahut. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, atëherë nuk kemi shi dhe duhet t’i drejtohemi importit. Vitet e fundit kemi investuar shumë në energji diellore dhe atë të erës. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të vitit 2028 do të jemi plotësisht sovran. Nuk do të blejmë më energji nga jashtë. Ndërkohë kemi edhe një bashkëpunim strategjik. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, të kemi një bashkëpunim trepalësh, të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr Sulltani, zoti e bekoftë, po synon që të mbërrijmë në 3 Giga dhe përmes kabullit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para, për t’ia shitur pra Europës”, shtoi Rama.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…