Skandal në Big Brother VIP Albania: Keijsi kërcënon rëndë Inën – “Do hash grushta…” (Video)

Një moment i fortë tensioni është regjistruar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke ndezur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjatë një situate të kapur nga kamerat, dëgjohet Keijsi teksa i drejtohet Ina Aderit me fjalë kërcënuese:

“Do hash grushta, shih këtu. Do hash grushta po them kur të dalim jashtë”.

Megjithatë, deri më tani nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat konkrete që çuan në këtë shpërthim verbal, çka ka lënë hapësirë për interpretime dhe debate të forta nga publiku.

Tensionet në shtëpi janë shtuar ndjeshëm pas hyrjes së Inës disa ditë më parë. Situata u përkeqësua pas hapjes së Kutisë së Pandorës nga Stelina, ku u zbulua një video që tregonte Keijsin – ish-partnerin e saj – duke u puthur në buzë me Ina Aderin gjatë ditëlindjes së kësaj të fundit.

Ky zbulim e vuri Stelinën në një pozitë të vështirë emocionale, veçanërisht pasi si pjesë e sfidës ajo u detyrua të jetojë në të njëjtin ambient me Inën, vajzën që u shfaq në pamjet komprometuese me ish-partnerin e saj.

Atmosfera në shtëpi mbetet e rënduar, ndërsa publiku pret reagimin e produksionit dhe sqarime të mëtejshme mbi këtë incident, i cili mund të ketë pasoja serioze në vazhdimësinë e lojës.

Related Posts

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…

Çfarë ndodh pas përdorimit të ilaçit të dobësimit? Hulumtimi i ri analizon rifitimin e peshës një vit pas aplikimit

SHBA- Një hulumtim i ri po shqyrton më nga afër se çfarë mund të ndodhë një vit ose më shumë pasi njerëzit ndalojnë së marri ilaçet GLP-1….

E quajnë “pema mrekulli”: Rritet shumë shpejt dhe krijon hije të dendur në oborr

Paulownia tomentosa, e njohur edhe si “pema e kambanave blu”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes kopshtarëve amatorë për shkak të rritjes së saj të…

E rëndë në Gjakovë: Një i vr*rë dhe një i p(l)agosur pas të shtënave me armë zjarri

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Sipas…

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…