“Na duhet qitës”, Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht

Altin Ndoci nuk u la asnjëherë në harresë nga organizata kriminale Çopja. Ky fakt del qartë nga dosja hetimore të SPAK, ku zbardhen komunikime në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC, në një kohë kur i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të ndryshme kriminale.

Sipas dosjes që disponojnë disa media, anëtarë të organizatës Çopja shfaqeshin të shqetësuar për arrestimin e Ndocit dhe diskutonin mënyra për ta liruar atë me çdo kusht, pasi kishin mbetur pa “qitës”. Në këto biseda flitet jo vetëm për përpjekje për lirimin e tij, por edhe për mbulimin e shpenzimeve familjare dhe pagesën e avokatëve.

Ndoci, i njohur me nofkën “Kokë Çami”, përmendet nga SPAK si pjesë e një skeme tipike mafioze, e cila synonte ta mbante të heshtur dhe t’i dërgonte mesazhin se organizata nuk e kishte braktisur. Këto komunikime janë zhvilluar rreth pesë vite përpara se Ndoci të arratisej, ndërkohë që ai ndodhej nën hetim dhe më pas në paraburgim.

Aktualisht, Altin Ndoci, tashmë në arrati, akuzohet për vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Endri Alibej, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk, si edhe për vrasjen e Kelvi Brahos. Emri i tij del si nga dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani, ashtu edhe nga komunikimet në SKY ECC.

Sipas SPAK, Ndoci shfaqet edhe në një rast ku refuzon një ofertë prej 1 milion eurosh për të vrarë Erjon Alibej, në kohën kur ky i fundit ndodhej në paraburgim, duke e konsideruar planin të pamundur. Po ashtu, ai dyshohet si i përfshirë në grabitjen e rreth 5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Çështja ndaj organizatës Çopja ndodhet aktualisht në seancë paraprake, ku Ndoci dyshohet se ka pasur rolin e krahut të armatosur të grupit kriminal. Përballja e tij e parë me SPAK ka qenë për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, hetim i nisur nga rrëfimi i Klevis Allës.

Për katër nga këto vrasje, SPAK u tërhoq më pas, pasi hetimi u zhvendos në një tjetër dosje, të hapur mbi bazën e dëshmive të Nuredin Dumanit. Gjatë seancave gjyqësore, Ndoci përshkruhej si i ftohtë dhe i papërfshirë emocionalisht, duke mohuar akuzat përmes avokates së tij.

I konsideruar si i burgosur me rrezikshmëri të lartë dhe me disa dosje të hapura penale, Altin Ndoci tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK. Ndryshe nga raste të tjera, ku të dyshuarit nuk janë kapur asnjëherë, në këtë rast autoritetet e kishin Ndocin në qeli, por ai arriti të arratisej.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…