Bllokohet pa afat hyrja drejt Greqisë nga Kakavija, shkak..

Hyrja drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës është bllokuar pa afat, duke nisur nga ora 12:30 e ditës së sotme (ora greke), ose 11.30 ora e Shqipërisë, për shkak të një proteste që po zhvillohet në territorin grek.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kufitare Kakavijë, përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit, autoritetet greke kanë bërë me dije se aksi rrugor Kakavijë–Janinë, konkretisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, është mbyllur plotësisht nga fermerët protestues.

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të mbeten të bllokuara deri në një njoftim të dytë nga pala greke.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillon që udhëtimet drejt ose nga Greqia të shtyhen ose planifikohen në orare të tjera, deri në normalizimin e situatës. Autoritetet do të informojnë në vijim për çdo zhvillim të ri lidhur me rihapjen e aksit rrugor.

Related Posts

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…

Çfarë ndodh pas përdorimit të ilaçit të dobësimit? Hulumtimi i ri analizon rifitimin e peshës një vit pas aplikimit

SHBA- Një hulumtim i ri po shqyrton më nga afër se çfarë mund të ndodhë një vit ose më shumë pasi njerëzit ndalojnë së marri ilaçet GLP-1….

E quajnë “pema mrekulli”: Rritet shumë shpejt dhe krijon hije të dendur në oborr

Paulownia tomentosa, e njohur edhe si “pema e kambanave blu”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes kopshtarëve amatorë për shkak të rritjes së saj të…

E rëndë në Gjakovë: Një i vr*rë dhe një i p(l)agosur pas të shtënave me armë zjarri

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Sipas…

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…