EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit që u transferuan nga Durrësi në Peqin pas arratisjes së Altin Ndocit

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë. Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit ‘Ura’ dhe Revansh.