Shqiptari rrҽh gruan në prani të fëmijëve, telefonata në polici çon në arrҽstimin e tij

Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një shtetas shqiptar 29-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dh une në familje, pas një episodi të rëndë të ndodhur në banesën ku ai bashkëjetonte me partneren e tij.

Efektivët ndërhynë me urgjencë për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në familje. Grindja mes dy bashkëjetuesve, e nisur për arsye të parëndësishme, u përshkallëzua fillimisht në ofendime verbale dhe më pas në dhunë fizike, ku burri goditi partneren e tij 33-vjeçare në fytyrë dhe në krahë, në prani të fëmijëve të mitur të saj.

Sipas mediave italiane, telefonata në numrin e emergjencës 112 rezultoi vendimtare. Operatorët konstatuan menjëherë gjendjen e rënduar emocionale të një vajze të re në anën tjetër të linjës, çka u mundësoi forcave të rendit të mbërrinin shpejt në vendngjarje, ndërkohë që konflikti ishte ende në zhvillim. Pasi hynë në banesë, karabinierët ndanë menjëherë çiftin dhe rindërtuan dinamikën e ngjarjes.

Duke marrë parasysh precedentët dhe historikun e sjelljes së dhunshme të 29-vjeçarit, si dhe ndërhyrjet e mëparshme të policisë, autoritetet vendosën arrestimin e tij me akuzën e dhunës në familje.

Pas kryerjes së procedurave ligjore, i arrestuari u dërgua në burgun e Raguzës, ku ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Related Posts

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndjehen…

Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec. Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas EMSC epiqendra ka pasur një thellësi…

Thumb për Arbana Osmanin? Alketa Vejsiu sqaron deklaratën e saj në Big Brother VIP

Në episodin e fundit të “UëTëFë Show” në Andale Media, moderatorët kanë zbuluar se kanë kontaktuar drejtpërdrejt Alketa Vejsiun për të sqaruar deklaratën e saj gjatë mbrëmjes…

Pasi drejtësia liroi autorët e dyshuar, shteti procedon penalisht babain e viktimës për kërcënim

Një veprim i konsideruar absurd dhe tronditës ka ardhur nga institucionet ligjzbatuese në Korçë, ku pas lirimit nga burgu të autorëve të dyshuar të vrasjes së Martin…

“Kam 4 muaj pa e parë vajzën time, ish-bashkëshortja nuk zbaton vendimin e gjykatës”

Sajmir Bulica, një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë sonë për të kërkuar një të drejtë që thotë se po i mohoet prej kohësh. Ai tregon…

Rama: Ministria e Jashtme, dështimi ynë i madh

Kryeministri Edi Rama: Ministria e Jashtme, një nga dështimet më të mëdha të qeverisë sonë Kryeministri Edi Rama ka bërë një kritikë të fortë ndaj Ministrisë për…

Edi Rama paralajmëron mbylljen e Radio Televizionit Publik: Është dështim komplet. Asnjë lek nuk do i japim!

Kryeministri Edi Rama tha sot se televizioni publik shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik…