Edi Rama paralajmëron mbylljen e Radio Televizionit Publik: Është dështim komplet. Asnjë lek nuk do i japim!

Kryeministri Edi Rama tha sot se televizioni publik shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”.

“Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar me suksesin më të plotë. Nuk di çfarë do bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh”, tha ai.

Rama u shpreh se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, që nga mbyllja përfundimtare, privatizimi apo një lloj partneriteti për RTSH-në.

“Mendoj që çdo opsion duhet të jetë në tavolinë, edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti edhe çdo gjë përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë në asnjë lloj tentative për të rregulluar median. E bëra këtë “aventurë”, një “aventurë” thjesht dhe vetëm për pak gjëra dhe i mbeti Shqipërisë atje, ai paragrafi, drafti i ligjit për mediat. Ndërkohë që sot BE-ja diskuton shumë më tepër se aq, por unë nuk merrem as me televizionin publik, as me median online. Ju që vuani shpifjet e tyre, merruni. Unë personalisht e kam marrë parasysh që ata këtë punë kanë”, tha Rama.

Sipas Ramës, vetë RTSH-ja duhet të bëjë reformë. Ai paralajmëroi se qeveria nuk do t’i japë televizionit publik asnjë para derisa ajo t’i meritojë ato.

“Të bëjnë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera me shumë më pak buxhet bëjnë shumë më tepër sukses? Sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duhet ta krijojë. Televizioni publik e ka të garantuar. E duan të drejtën e FSHF-së për të transmetuar kombëtaren, por lekët nuk i paguajnë! Pse? Se ne jemi publiku. Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek të taksave të shqiptarëve deri kur televizioni publik t’i meritojë lekët e shqiptarëve”, tha Rama.

“Amanet Televizionin Publik dhe Ministrinë e Jashtme!”, përfundoi Rama.

Pjesa e fjalës ku ndalet te RTSH

“Unë kështu mendoj. Unë e di që ju qan zemra për mediat, mua më qan dhe më shumë se kam qenë dhe unë si puna jote atje i mediave, por unë jam pak ndryshe. Kështu që mendoni, unë mendoj që çdo gjë duhet, çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti edhe çdo gjë përveç kësaj që është, por unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë ti e di në asnjë lloj tentative për të rregulluar median. E bëra këtë “aventurë”, thjesht dhe vetëm për pak gjëra dhe i mbeti Shqipërisë atje ai paragrafi “drafti i ligjit për median”. Ndërkohë që sot BE diskuton shumë më tepër se aq, por unë nuk e bëj këtë, nuk merrem as me televizionin shqiptar publik, as me mediat online. Ju që vuani shpifjet e tyre, merruni, unë personalisht e kam marrë parasysh që po u morëm më këtë punë, ata këtë punë kanë se këtë punë dinë të bëjnë, s’dinë të bëjnë asnjë punë tjetër. Të shpifin, të vënë gjoba edhe të sakatojnë kë të munden. Kjo është puna e tyre, jo të gjithë fatmirësisht, por në tërësi siç është bërë një sëmundje në gjithë Europën, por unë nuk merrem. Merruni ju.”

Related Posts

Puthja me gjuhë: ja çfarë i ndodh trurit dhe trupit tuaj… Shiko më shumë

Fuqia e gjuhës dhe puthja me gjuhë Gjuha është një nga organet më komplekse dhe më të ndjeshme të trupit të njeriut. Ajo përbëhet nga tetë muskuj…

Marsi mbyllet me Mot dimri, sinoptikania zbulon cfarë pritet në fillim te Prillit

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia Tanja Porja, tregoi se moti i keq me…

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut?

Çfarë kanë zbuluar shkencëtarët e Yale për efektet e vaksinave C0VlD-19 në trupin e njeriut? Ekspertë nga Universiteti Yale kanë zbuluar një gjendje të re shëndetësore që…

Shkodranja martohet me një indian, habit me ate qe tregon per traditat e tyre: 7 dite duhet te flija me..

Në një intervistë për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ nje vajze nga Shkodra ka treguar një histori të veçantë rreth saj dhe bashkeshortit te saj indian te cilin…

Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin…

E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri…