Zhduket 17-vjeçari nga Bajram Curri, familjarët prej dy ditësh në ankth

Një 17-vjeçar nga qyteti i Bajram Currit rezulton i humbur prej dy ditësh. Të alarmuar nga situata, prindërit kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Tropojë, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e djalit të tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, më datë 14 janar është raportuar largimi nga banesa i shtetasit S. Z., 17 vjeç, banues në Bajram Curri. Menjëherë pas denoncimit, strukturat policore kanë nisur kërkimet për lokalizimin e tij. Deri më tani nuk ka informacione mbi rrethanat e largimit, nëse bëhet fjalë për një largim vullnetar apo për ndonjë konflikt të mundshëm familjar, ndërsa rasti vijon të mbetet i paqartë.

Policia bën me dije se të dhënat dhe fotografia e 17-vjeçarit janë shpërndarë në të gjitha komisariatet dhe pikat kufitare të vendit, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…