Është vendosur fituesi i Big Brother VIP Albania 5?

Edhe pse kanë kaluar vetëm 27 ditë nga nisja e “Big Brother VIP Albania 5” dhe finalja e madhe duket ende muaj larg, për gazetarin Elton Tozaj gara duket se ka përfunduar. Mes dinamikave të forta dhe debateve të përditshme, ai ka veçuar një emër të vetëm që sipas tij e ka fitoren në xhep: Stenaldo Mëhillin. Gjatë një interviste të fundit, Tozaj nuk ka lënë vend për dyshime, duke vlerësuar maksimalisht banorin që surprizoi të gjithë me hyrjen e tij, për shkak të faktit se është i verbër.

“Fituesi dihet që është Stenaldo, patjetër. Stenaldo është super personazh. Është një njeri që studion çdo lloj gjëje dhe ta mendosh që është i verbër,” u shpreh gazetari.

Përveç karakterit, Tozaj theksoi: “Stenaldo është i vetmi njeri i verbër konkurrent, i vetmi i verbër që ka hyrë në çdo Big Brother në botë”.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…