Shkaktoi aks*dentin e rëndë ku humbi j*tën 18-vjeçarja dhe u pl*gosën tre të tjerë, caktohet “arrest në burg” për Arbër Xhaxhajn

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 26-vjeçarin Arbër Xhaxhaj i cili bëri aksident dy ditë më parë në Urën e Dajlanit.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë pasagjerja 18-vjeçare Vikena Greku.

Aksidenti ndodhi rreth orës 22:15, të së enjtes. 26-vjeçari dhe viktima 18-vjeçare, udhëtonin me një makinë BMW, dyshohet me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ata u përplasën fillimisht me trafikndarësen e më pas makina ra nga ura duke përfunduar në një dyqan lulesh, duke plagosur rojen dhe një tjetër person.