Punëtori me bukë në dorë humb jetën në kantier, fadroma e goditi nga pas për vd*kje

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në zonën e Palasës, ku një punëtor ka humbur jetën në një kantier ndërtimi, pasi është goditur për vdekje nga një fadromë gjatë orarit të punës.

Burime për JOQ bëjnë me dije se viktima me iniciale K.H ndodhej në ambientet e kantierit dhe në momentin e aksidentit kishte bukën në dorë, të cilën e kishte marrë nga mensa. Ai po shkonte drejt fabrikës së betonit, aty ku punonte, kur fadroma dyshohet se ka lëvizur mbrapsht dhe e ka shtypur.

Dëshmitarët në vendngjarje pretendojnë se drejtuesi i mjetit të rëndë ishte pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh, megjithëse, sipas tyre, i përdorte shpesh fadromat. Gjithashtu ato ngrejnë shqetësime për mungesë të kushteve të sigurisë në punë në këtë kantier.

Ngjarja ka ndodhur në një kantier që dyshohet se i përket kompanisë “Anchori Beton”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Related Posts

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

Një natë përpara Prime-t të së shtunës, Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…

Një zarf i zi, një rrëfim rrëqethës dhe një ballafaqim i shumëpritur/ Ja ku mund ta ndiqni live “Big Brother VIP Albania”

29 ditë që nga starti i Big Brother VIP 5 dhe tashmë, shtëpia është ndarë në grupe. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi këtë të…

“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni njohur në një format tjetër Vrenozin, por ai është…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me…

“Çfarë nuk bën për një copë famë”/ Debat i ashpër mes banoreve në BBVIP, Ina-Brikenës: Do sponsor tjetër për të të paguar miss-in

Dy nga banoret e Big Brother VIP, Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme. Ato kanë hedhur akuza…

“Shkodra s’asht veç pedonalja”, pamja që duket si nga një film horror

Një situatë alarmante paraqitet prej kohësh në zonën e pallateve pranë Stacionit të Trenit, në Unazën Lindore të Shkodrës. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë një realitet…

Aeroporti i Vlorës: Pacolli akuzon Ballukun për anësi ndaj aksionerit me 2%

Konfliktet rreth projektit të Aeroportit të Vlorës po thellohen, ndërsa kompania “Mabco Construction”, e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli dhe aksionere mazhoritare në shoqërinë koncensionare VIA, akuzon…