Stelina bën një rrëfim shumë tronditës për babain, përfshin nënën dhe motrën: “Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, Stelina rrëfen historinë prekesë të jetës së saj: Lamë me duart tona gjakun e mamit dhe motrës

Me një rrëfim tronditës dhe thellësisht prekës, Stelina ndau për herë të parë historinë e dhimbshme të jetës së saj, duke rikthyer një nga episodet më të errëta që ka përjetuar familja e saj.

Në një rrëfim që la pa fjalë banorët dhe teleshikuesit, ajo tregoi se si njeriu që duhej të ishte mbrojtja e tyre u shndërrua në “përbindëshin e jetës së tyre”, duke lënë pas trauma, plagë fizike dhe kujtime që do ta shoqërojnë përjetë.

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e mrekullueshme. Një nga ditët që isha duke luajtur jashtë, dëgjoj të bërtitura. Ngjitem lart dhe e gjej mamin duke paketuar rrobat. Kur kthehet, e shoh që ishte lënduar në fytyrë. Ai ka pasur një autobus që ishte parkuar shumë pranë shtëpisë. Qëndron aty derisa bie nata.

13 gusht 2009, duke u gdhirë kjo datë, jeta ime merr një kthesë tjetër. Çdo gjë ndodh për 15 minuta, që kanë qenë më të gjatat e jetës sime. Erdhi me vrap te dera e dhomës ku ndodhi e gjithë ngjarja, vendosi një levë te dera, e shtyu dhe hapi derën. Mami mori shumë plagë, duke përfshirë edhe një plagë në gojë. Pranë zemrës tentoi të kapte një thikë, duke çarë dorën. Për ta mbrojtur, ndërhyn motra që ishte vetëm 14 vjeçe. Plagoset në qafë, shumë pranë venave, dhe mami e tërheq babin, por ai vazhdon ta plagosë.

Motra çohet, merr hekurin dhe i bie në kokë babit, duke e lënë të shtrirë në tokë, ndërsa mami ngrihet, merr motrën dhe tentojnë të dalin jashtë. Unë rrija ulur në krevat dhe nuk jepja asnjë reagim. Të dyja lamë me duart tona gjakun e mamit dhe motrës. Më tërheqin dhe dalim jashtë. Kur dalim jashtë, policia sapo kishte mbërritur. Shkojmë në spital për të parë mamin. Para se të dilja nga spitali, shoh në shtrat — tim atë, i cili ishte i lidhur me pranga.

Pas kësaj e prisnin hekurat. Ime më dhe motra kuptuan se unë nuk po flisja fare pas disa ditësh. I thonë mamit që vajza është traumatizuar dhe ndoshta nuk flet më. Mamit i thonin: ‘Ti nuk do t’i rritësh dot vajzat vetëm’. Të parat fjalë që thashë pas asaj që pësova ishin: ‘Ata do ta dinë emrin tim, dhe ti do t’u thuash unë ia dola’.

Teksa plagët rridhnin gjak, ajo vendosi të punonte që mua dhe motrës sime të mos na mungojë gjë. Unë shkoj e takoj babin gjithsej dy herë dhe vendosa që s’do e takoja më kurrë babin tim. Në qershor të 2025 ka ndërruar jetë. Nuk e lëshuam asnjëherë dorën e njëra-tjetrës. Më vjen keq që im atë u kthye në përbindëshin e jetës sonë.

Në 2025 bëhem pjesë e një programi televiziv dhe nuk e dija si do të ndryshonte jeta ime.”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…