Merrni masat/ Meteorologia paralajmëron: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës

Meteorologu Hakil Osmani, tha se moti deri ditën e martë, në orët e mesditës, do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave. Sipas tij, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

“Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Sinjalet tregojnë për përmirësim të kushteve të motit në zonat jugore, ndërsa zonat e tjera mbeten nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë.

Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavë do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Sinjalet për reshje në vendin tonë priten gjatë javës së fundit të këtij muaji”, u shpreh meteorologu.

Related Posts

Dha dëshmi e rreme për vr*sjen e motrës në vitin 1997, Apeli zbut masën e sigurisë për 54-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj

Lezhë, 18 janar 2026 Gjykata e Apelit ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për çiftin Agustin dhe Valbona Prenga, të arrestuar pasi akuzohen se kanë dhënë…

E ardhmja e pushtetit në Çeçeni në pikëpyetje! Burimet: Ramzan Kadyrov në gjendje të rëndë shëndetësore, edhe trashëgimtari i tij në gjendje kritike

Grozni / Moskë – 18 janar 2026 Stabiliteti i regjimit çeçen dhe një nga aleancat më të forta rajonale të Kremlinit duket se po përballet me një…

Proshutat dhe sallamet klasifikohen si k*ncerogjenë të Tipit 1 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Sa shpesh konsumon sallame dhe mishra të përpunuar? Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur sallamrat dhe proshutat si dhe çdo lloj mishi të tjetër të përpunuar dhe…

Shifër e pabesueshme golash në 10 ndeshjet e fundit! Ernest Muçi në formën e jetës në Turqi

Trabzon, 18 janar 2026 Ernest Muçi po përjeton momentin më të ndritur të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga emrat më të frikshëm të…

Ilir Vrenozi zbulon politikanët që e kanë telefonuar pas daljes nga Big Brother

Ilir Vrenozi zbuloi se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, është kontaktuar nga disa figura të njohura të politikës shqiptare. Vrenozi tregoi se dy…

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

Nesër pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe më shumë kthjellime, duke u shpërndarë vranësirat. Kështu ka njoftuar Mendimi për Motin. Aty shtohet edhe se,…