Akt i pashembullt solidariteti! Shqiptarët mbledhin në kohë rekord 200 mijë euro për Dajanën. Prej 29 dhjetorit modelja ka pësuar hemorragji cerebrale

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo,

Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles.

25-vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar.

Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim.

Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200.000 euro.

 Dajana nuk do të jetë në gjendje të punojë për një periudhë të gjatë kohe, pasi aktualisht nuk është në gjendje të ecë dhe të lëvizë anën e djathtë të trupit, këmbën dhe dorën. Motra e saj, Bora shkruan se nga kjo situatë, ajo duhet të ndërpresë punën për t’u kujdesur për Dajanën.

 Ndaj, familja ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve, çdo donacion, pavarësisht shumës, sepse ata nuk kanë mundësitë financiare për operacionin e vështirë dhe fazën e rikuperimit të mëpasshëm. Fatmirësisht, brenda një kohe rekord, shuma pothuajse është mbledhur.

Ndërkohë, mësohet se vajza 25-vjeçare ndodhet e shtruar që prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT, ku raportohet se mjekët nuk kanë ndërhyrë ende, pasi për të vendosur për kirurgjinë, përfshirë edhe trombectominë, duhet më parë të kryhet ekzaminimi Arteriografi (DSA).

Related Posts

…Përplasje fizike mes dy banorëve në Big Brother VIP 5? (Video)

Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga…

…‘Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota’, Limi bën deklaratën e fortë

Limi ka bërë së fundmi një deklaratë tejet befasuese, e cila ka habitur dhe ka ngritur dyshime te të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndonëse ai…

…HYRI PËR TRAJTIM, DOLI ME ATAK KA’RDlAK: RASTI TR*NDlTËS I 16-VJEÇARES M0NIKA DEDUSHI

Vajza në foto është Monika Dedushi, 16-vjeçarja që ka ndërruar j etë një ditë më parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke tr onditur familjen dhe opinionin…

Kaos në Reanimacion sepse ikin dritat, pacientët transferohen nëpër korridore në kushte të pasigurta

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë po ndodh në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku sipas denoncimeve të qytetarëve, mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në…

Ish banorja e Big Brother VIP shtang me deklaratën live në studio: Kam kryer marr*d’hënie me një banor brenda shtëpisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka bërë deklarata që kanë tërhequr vëmendje të madhe pas largimit nga reality show-i. E ftuar në emisionin “Ora…

‘Black out’ në Tiranë, gjysma e kryeqytetit pa energji elektrike

TIRANË- Disa zona të Tiranës kanë mbetur në errësirë mbrëmjen e sotme, pas një problemi me furnizimin me energji elektrike. Kjo situatë ka shkaktuar problem tek banorët,…