E ν’rᶏυ me çekiç pas sherrit se kush do kalojë me makinë, të dhëna shqetësuese për ν’rᶏsjen sot në rrugën Thumanë-Krujë

Daljen emrat dhe zbardhen detajet e ngjarjes në Krujë: Sherri dyshohet se erdhi pas përplasjes së makinave, humb jetën 57-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”, ku një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve përfundoi me pasojë fatale.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima është shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një përplasjeje mes automjetit të tij dhe automjetit të një shtetasi tjetër, çka ka sjellë një debat të ashpër mes palëve.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se konflikti ka agravuar për shkak të një sherri lidhur me përparësinë e kalimit me makinë, ku palët janë përfshirë fillimisht në debate verbale dhe më pas në përplasje fizike.

Gjatë sherrit, Petrit Ndou është goditur me sende të forta, duke pësuar dëmtime të rënda, të cilat rezultuan fatale.

Si autor i dyshuar është identifikuar shtetasi Andi Vokrri, 28 vjeç, i cili është shoqëruar nga Policia dhe ndodhet në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sqarimin e rolit të secilit të përfshirë dhe administrimin e provave.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Pas ngjarjes, janë pyetur e ëma e të dyshuarit, Dh. N. dhe bashkëshortja e tij, G. Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe K. Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…