Detaje nga vr*sja me çekiç në Thumanë. Andi Vokrri e m*sakroi 57-vjeçarin në sy të gruas dhe nënës së tij!

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh. Autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta. Debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.

Andi Vokrri alias Ndreka, sipas hetuesve e ka kryer vrasjen në sy të nënës së tij, Dhurata Ndreka dhe bashkëshortes G. Vokrri.

Të dyja gratë kanë dhënë dëshmi për autoritetet dhe kanë shpjeguar se sherri nisi pas përplasjes së automjeteve.

Hetuesit kanë marrë edhe dëshmitë e katër personave të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

Related Posts

Shkrumbohen banesat në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Një incident i rëndë zjarri është regjistruar në fshatin Gurishtë–Shilbatër të Njësisë Administrative Tregan, ku një banesë është shkatërruar thuajse tërësisht nga flakët. Burime paraprake bëjnë me…

Testi i thjeshtë që tregon nëse do të plakemi mirë – 4 shenja që nuk duhen injoruar

Me zakonet e duhura, mund të ruajmë pavarësinë, forcën dhe lëvizshmërinë deri në moshë shumë të avancuar. Një profesoreshë shpjegon si. Nëse e keni të vështirë të…

Jeton në një furgon dhe e ka rrogën 1.300 euro: historia e nëpunësit që i tha JO qirasë

Një nëpunës publik me pagë mujore 1.300 euro ka zgjedhur t’i kthejë shpinën qirasë dhe të jetojë në një furgon të përshtatur posaçërisht. Ai tregon si është…

Pa energji elektrike dhe pa ujë në -43°C: Si jeton një çift në Finlandë

Në një nga zonat më të ftohta të Finlandës, një çift ka zgjedhur të jetojë plotësisht jashtë rrjeteve publike, duke u mbështetur te zjarri, energjia diellore dhe…

Krimi i rëndë më 1997, 23 vjet burg 29 vjet pasi mori dy j’etë për ish-oficerin e policisë

Vrau dy persona në vitin 1997, gjykata dënon me 23 vite burg ish-policin Tomorr Çela Gjykata ka dënuar me 23 vite burg ish-policin Tomor Çela, i akuzuar…

Angli: Shqiptari dënohet me 10 vjet burg për tentativë vr*sjeje ndaj një polici. Shan edhe gjyqtarin që e dënoi

ANGLI – Një shtetas shqiptar është dënuar me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një oficeri policie, të cilin e ndoqi me…