Angli: Shqiptari dënohet me 10 vjet burg për tentativë vr*sjeje ndaj një polici. Shan edhe gjyqtarin që e dënoi

ANGLI – Një shtetas shqiptar është dënuar me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për tentativë vrasjeje ndaj një oficeri policie, të cilin e ndoqi me sharrë elektrike gjatë një incidenti të rëndë në Skoci.

Liridon Kastrati, 32 vjeç, u dënua nga Gjykata e Lartë në Glasgow, pasi në nëntor u shpall fajtor për tentativën e vr asjes së oficerit të policisë Gary Cowan, pas një gjyqi të zhvilluar në Gjykatën e Lartë në Paisley.

Sipas raportimeve të Sky News, ngjarja ndodhi më 6 maj 2024 në zonën Renfrewshire, pasi automjeti Volkswagen që drejtohej nga Kastrati u përplas me një makinë policie. Oficeri Cowan deklaroi se iu afrua Kastratit për ta arrestuar, por situata u përshkallëzua kur i pandehuri u kthye te makina e tij, mori një sharrë elektrike, e ndezi dhe nisi ta ndiqte duke bërtitur fyerje ndaj policisë.

Në dëshminë e tij, oficeri Cowan tha se Kastrati e ndiqte me sharrën elektrike të ngritur dhe se kishte frikë reale për jetën e tij. “Mendova se nëse nuk krijoja distancë, ai do të më vriste,” u shpreh ai, duke shtuar se ishte i tmerruar dhe besonte se mund të pësonte dëmtime fatale.

Gjatë shpalljes së dënimit, gjyqtari William Gallacher e cilësoi ngjarjen si jashtëzakonisht të rëndë, duke theksuar se gjatë karrierës së tij nuk kishte hasur kurrë përdorimin e një sharre elektrike si armë në një akt dhune. “Kjo duket si diçka e marrë nga filmat horror,” tha gjyqtari, duke e cilësuar sulmin si të tmerrshëm dhe tejet të dhunshëm.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe të telefonave celularë treguan se disa automjete u detyruan të ndalonin ose të ngadalësonin, ndërsa një burrë me sharrë elektrike ndiqte një oficer policie në rrugë publike. Një qytetar i pranishëm u përpoq të ndihmonte policin, duke e ftuar të hynte në makinën e tij për t’i shpëtuar jetën.

Kolegët e oficerit Cowan mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan Kastratin. Gjykata bëri me dije se pasi i pandehuri ndaloi së vrapuari dhe e la sharrën elektrike, një anëtar i publikut e largoi atë për të shmangur rrezikun.

Akuzat për prishje të qetësisë publike, vjedhje automjeti dhe shkelje të rregullave rrugore u tërhoqën nga prokuroria gjatë gjyqit. Megjithatë, gjykatësi theksoi se “veprimet ishin aq të shëmtuara dhe të dhunshme saqë kërkonin një ndëshkim të rëndë”.

Pas shpalljes së dënimit, Kastrati reagoi me zemërim në sallën e gjyqit, duke goditur bankën e të akuzuarve dhe duke bërtitur ndaj gjyqtarit, përpara se të largohej nga rojet e sigurisë.

Nga ana e tij, avokati mbrojtës deklaroi se Kastrati kishte vepruar në mënyrë impulsive dhe irracionale pas aksidentit, duke u ndikuar nga stresi dhe frika për statusin e tij të emigracionit. Mbrojtja kërkoi lehtësim të dënimit, duke theksuar pendesën e të pandehurit, mbështetjen familjare dhe mungesën e precedentëve penalë.

Related Posts

Shkrumbohen banesat në Elbasan, katër anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur

Një incident i rëndë zjarri është regjistruar në fshatin Gurishtë–Shilbatër të Njësisë Administrative Tregan, ku një banesë është shkatërruar thuajse tërësisht nga flakët. Burime paraprake bëjnë me…

Testi i thjeshtë që tregon nëse do të plakemi mirë – 4 shenja që nuk duhen injoruar

Me zakonet e duhura, mund të ruajmë pavarësinë, forcën dhe lëvizshmërinë deri në moshë shumë të avancuar. Një profesoreshë shpjegon si. Nëse e keni të vështirë të…

Jeton në një furgon dhe e ka rrogën 1.300 euro: historia e nëpunësit që i tha JO qirasë

Një nëpunës publik me pagë mujore 1.300 euro ka zgjedhur t’i kthejë shpinën qirasë dhe të jetojë në një furgon të përshtatur posaçërisht. Ai tregon si është…

Pa energji elektrike dhe pa ujë në -43°C: Si jeton një çift në Finlandë

Në një nga zonat më të ftohta të Finlandës, një çift ka zgjedhur të jetojë plotësisht jashtë rrjeteve publike, duke u mbështetur te zjarri, energjia diellore dhe…

Krimi i rëndë më 1997, 23 vjet burg 29 vjet pasi mori dy j’etë për ish-oficerin e policisë

Vrau dy persona në vitin 1997, gjykata dënon me 23 vite burg ish-policin Tomorr Çela Gjykata ka dënuar me 23 vite burg ish-policin Tomor Çela, i akuzuar…

Flet bashkëshortja e viktimës së ngjarjes së rëndë në Greqi. ‘Më kishte kërcënuar me jetë!’

Autori i vrasjes së kryetarit 50-vjeçar të komunitetit të Lithovouni, në Aitoloakarnania, pritet të kërkojë falje para autoriteteve nesër, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna…