Jeton në një furgon dhe e ka rrogën 1.300 euro: historia e nëpunësit që i tha JO qirasë

Një nëpunës publik me pagë mujore 1.300 euro ka zgjedhur t’i kthejë shpinën qirasë dhe të jetojë në një furgon të përshtatur posaçërisht. Ai tregon si është përditshmëria e tij dhe pse këtë vendim e konsideron si më të mirin e jetës.

Përballë krizës së strehimit, përgjigjen e tij personale e jep José Antonio Núñez, një i ri i punësuar në sektorin publik, i cili vendosi të largohej nga tregu i qirave dhe të transferohej në një furgon të modifikuar. Me një të ardhur mujore prej 1.300 eurosh, ai e përshkruan këtë zgjedhje si “vendimin më të mirë që kam marrë ndonjëherë”.

Në një video të publikuar në Facebook, Núñez prezanton “shtëpinë” e tij me rrota: një Volkswagen T5 me dy nivele, i organizuar me kujdes për të mbuluar të gjitha nevojat bazë të jetesës. “Nuk paguaj kredi, ujë apo energji elektrike. Jetoj në vetëm dy metra katrorë dhe kam gjithçka që më duhet”, shprehet ai.

Hapësira e brendshme është e organizuar në formë L, në mënyrë që të shfrytëzohet maksimalisht çdo centimetër. Në nivelin e poshtëm ndodhen hapësirat e magazinimit, ndërsa një frigorifer i vogël është vendosur poshtë një dollapi. Pavarësisht hapësirës së kufizuar, asgjë nuk duket e improvizuar apo e rastësishme.

Një nga pyetjet më të shpeshta që i bëhen lidhet me higjienën. Për këtë, ai përgjigjet qartë: ka një tualet portativ, një depozitë uji prej 70 litrash, lavaman dhe dush. Një nga dy shtretërit mund të shndërrohet në kolltuk, duke e bërë hapësirën fleksibile sipas nevojave të ditës.

Prej tetë muajsh ai jeton në mënyrë të përhershme në furgon, një periudhë që, sipas tij, i ka dhënë mundësinë edhe të nisë një iniciativë të tijën sipërmarrëse. “Nuk jam penduar asnjë çast”, thekson ai.

Vendimi lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kostos së strehimit. “Mund të them me siguri se i përkas atij 15% të të rinjve që kanë arritur të bëhen të pavarur para moshës 30-vjeçare”, shprehet ai, duke lënë të kuptohet se kushtet e tregut janë bërë të papërballueshme.

Në fund, ai flet hapur: “Nuk po i bëj qejfin askujt. Kjo është realiteti. Jemi të varfër”. Dhe e mbyll me një pyetje që përmbledh problemin: “Me 1.300 euro në muaj, çfarë apartamenti mund të marrësh me qira kur çmimet nisin nga 700 euro? Nuk e di se ku po shkon e gjithë kjo”.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…