Djali i mori j*tën të ëmës, dalin emrat dhe infot e fundit për ngjarjen e rëndë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit po zbardhet me detaje të reja. Sipas informacioneve të fundit, vik tima është identifikuar, është Tenzilja Boza, ndërsa i dyshuari kryesor është djali i saj, Ferzidin Boza.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gruaja dyshohet se është privuar nga jeta pas dhunës fizike të ushtruar brenda banesës familjare. Rasti dyshohet se ka ndodhur në ambientet e shtëpisë, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, autoritetet kanë reaguar duke dalë në vendngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar se i dyshuari F.B. dyshohet se e ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike. Në vendngjarje ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të dokumentuar provat e nevojshme hetimore.

Sipas të dhënave të prokurorisë, i dyshuari ka pasur çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë edhe më herët në tri raste penale të dhunës në familje. Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste të tjera gjatë vitit 2021, për të cilat janë ngritur aktakuza dhe janë dhënë vendime dënuese.

Hetimet për këtë ngjarje tragjike po vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore që lidhen me këtë rast.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…