Përmbytje të frikshme në Greqi! Lumenj dhe përrenj që marrin përpara gjithçka. Video

Pamje të pabesueshme vijnë nga Greqia, ku moti i keq me stuhi shiu të rrëmbyeshëm dhe reshje të dendura dëbore kanë gjunjëzuar vendin prej orëve të para të ditës së sotme.  Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës prej ditës së djeshme, me 7 zona me alarm të kuq, përfshi edhe Athinën Shkollat janë mbyllur dhe Policia ka paralajmëruar qytetarët për lëvizjet. Lumenj uji vërshuan rrugëve dhe përrenjtë çanë shtretërit duke mbuluar në baltë e llucë lagjet e Grqisë.

Në Ano Glyfada erdhën pamje tronditëse dhe gati apokaliptike. Rruga kryesore u shndërrua në lumë dhe rrëmbeu makinat dhe gjithçka tjetër që lundruan. Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Atikën, me Athinën në qendër të ciklonit. Me rrebeshët e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar imazhe të shkatërrimit biblik në shumë zona.

Në Ano Glyfada, situata është shumë e vështirë me rrugët e fryra dhe që ngjajnë me lumenj të rrëmbyeshëm, duke rrëmbyer gjithçka në rrugën e tyre. Videot nga Rruga Antheon janë epike. Probleme edhe në Korinth e Korfuz, zonën e Maqedonisë greke, Thesali dhe më gjerë. Në zonat malore dëbora ka shkuar deri në 2 metra lartësi.

Në një video tjetër, situata në rrugë duket të jetë veçanërisht e vështirë, pasi ka edhe materiale të sjella në rrugë.